Ligue 1 says 'yes' to Paris Saint Germain; match with Lens postponed, but there is controversy

2026-03-26 14:32:13 / SPORT ALFA PRESS
Ligue 1 says 'yes' to Paris Saint Germain; match with Lens postponed,

Ligue 1 pranon kërkesën e Paris Saint Germainit për shtyrjen e ndeshjes së kampionatit me Lens e programuar për t’u zhvilluar në 11 prill, duke caktuar 13 majin si datën për mbajtjen e saj.

Klubi parizien e kërkoi shtyrjen e kësaj sfide për të përgatitur sa më mirë raundin çerekfinal të Ligës së Kampioneve me Liverpool, ndeshjet me të cilin do të luhen në 8 dhe 14 prill.

Këshilli drejtues i LFP vendosi në mënyrë unanime për të shtyrë ndeshjen mes skuadrës së Luis Enrique dhe Lens, pa u konsultuar me klubet e interesuara-theksohet në komunikatën e këtij institucioni

Por ky vendim ka shkaktuar polemika të forta në France. Lens në fakt e kishte kundërshtuar këtë kërkesë të PSG, por Këshilli Administrativ i Ligës, në bazë të nenit 22 të statutit të saj ka fuqinë për të përcaktuar kalendarin e përgjithshëm të kompeticionit dhe të bëjë modifikime gjatë sezonit.

Happening now...

ideas