Përleshje për një vend parkimi në Lezhë, një person i plagosur, 2 të proceduar dhe disa të shoqëruar! Ja si paraqitet gjendja shëndetësore e të dëmtuarit
2026-03-26 12:29:43 / AKTUALITET

Një person ka mbetur i plagosur pas një konflikti të ndodhur paraditen e sotme në lagjen “Besëlidhja”, në qytetin e Lezhës.
Sipas informacioneve paraprake, gjatë përplasjes ai është goditur me sende të forta, duke pësuar lëndime. I plagosuri është transportuar menjëherë në spital, ku po merr ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Burime bëjnë me dije se konflikti ka nisur për motive të dobëta, konkretisht për një vend parkimi.
Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka shoqëruar disa persona për t’u marrë në pyetje. Dy prej tyre janë proceduar penalisht, ndërsa i dëmtuari ka bërë kallëzim në polici.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Happening now...
ideas
Saliu's horse, Ed's taggia
Nga Adrian Thano
Italy/ Investigations, laws and poisons, the eternal clash between politics and justice
Nga Giovanni Bianconi
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128