Iranian hackers hacked the Albanian Post, Minister Demo reassures Albanians: Services continue normally, no data has been compromised

Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, doli në një deklaratë për mediat, ku u ndal edhe te zhvillimet e fundit që lidhen me sulmin kibernetik ndaj sistemit të Postës Shqiptare.
Ai bëri të ditur se aktualisht po zhvillohet një analizë e detajuar nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, në bashkëpunim me ekspertët e institucionit postar, për të kuptuar plotësisht natyrën dhe përmasat e incidentit.
Sipas tij, pavarësisht sulmit, të gjitha shërbimet e postës vijojnë të funksionojnë normalisht dhe deri në këto momente nuk ka të dhëna që sistemet apo informacionet të jenë komprometuar apo të enkriptuara.
“Momenti që flasim është duke u zhvilluar një analizë e detajuar nga autoriteti i kibernetikës AKHI, po ashtu dhe nga ekspertët e postës, të gjitha shërbimet e postës vazhdojnë normalisht, nuk ka të dhëna deri tani që janë të inkriptuara, ne duhet të presim raportin përfundimtar sa i përket asaj çfarë ka ndodhur brenda postës shqiptare, por vetë autoriteti i luftës kibernetike tashmë i ka të gjitha kapacitetet e rrit integritetin e të dhënave publike shqiptare. Shqipëria është një ndër vendet që ka bërë progres në këtë”, tha minstri, duke theksuar kështu se duhet pritur raporti përfundimtar për të pasur një pasqyrë të plotë të asaj që ka ndodhur, ndërsa nënvizoi se strukturat përgjegjëse për sigurinë kibernetike në vend kanë kapacitetet e nevojshme për të garantuar integritetin e të dhënave publike.
Happening now...
ideas
Saliu's horse, Ed's taggia
Italy/ Investigations, laws and poisons, the eternal clash between politics and justice
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
