Kamionçina digjet pranë tunelit të Skërficës
2026-03-26 09:45:52 / AKTUALITET

Një automjet është djegur në orët e para të së enjtes në rrugën Delvinë – Kardhiq.
Automjeti tip Man me targë AA 084 SL me drejtues Leonard Budlla është djeguar aksidentalisht në ecje. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të tunelit të Skërficës, pikërisht tek rruga që të çon në fshatin Senicë, bashkia Delvinë.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet zjarrfikëse dhe ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Ndërkohë në vend kanë shkuar edhe shërbimet e policisë së Delvinës ku sipas tyre zjarri dyshohet të ketë ardhur nga ndonjë defekt teknik në mjet. Nga zjarri pati vetëm dëme materiale.
Happening now...
ideas
Saliu's horse, Ed's taggia
Nga Adrian Thano
Italy/ Investigations, laws and poisons, the eternal clash between politics and justice
Nga Giovanni Bianconi
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
