Sulm me dron ndaj një tankeri turk në Detin e Zi pranë Stambollit

2026-03-26 09:28:17 / BOTA ALFA PRESS

Sulm me dron ndaj një tankeri turk në Detin e Zi pranë Stambollit

Një tanker turk që transportonte naftë të papërpunuar është shënjestruar nga një sulm me dron në Detin e Zi, pranë Stamboll, raportoi televizioni NTV. Sulmi ndaj anijes M/T Altura ndodhi rreth 15 milje detare larg Ngushticës së Bosforit, sipas të njëjtit burim.

Të dhënat e gjurmimit detar tregojnë se cisterna e tipit Suezmax ishte e ngarkuar plotësisht me rreth 1 milion fuçi naftë të papërpunuar ruse të tipit Urals, e ngarkuar nga porti i Novorossiysk. Anija Altura është nën sanksione nga Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian, por jo nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas portalit turk të transportit detar HaberDenizde, një shpërthim ndodhi në urën e anijes, ndërsa uji depërtoi në dhomën e motorëve. Deri më tani, nuk ka raportime për persona të lënduar.

 

Happening now...

ideas