Bashkëpunimi Shqipëri–Japoni në fokus të Forumit të Dytë në Tiranë

2026-03-26 09:34:06 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Bashkëpunimi Shqipëri–Japoni në fokus të Forumit

Forumi i Dytë i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri–Japoni u zhvillua këtë të mërkurë në Tiranë, duke vënë në fokusmbështetjen dhe nxitjen e investimeve japoneze në Shqipëri.

Në fjalën e hapjes, organizatori i forumit dhe njëherëshpresidenti i Dhomës Shqiptaro-Japoneze, z. Avni Ponari, theksoise interesi i sipërmarrësve japonezë për Shqipërinë është konkretdhe në rritje, duke konsideruar forumin si platforma ideale përkthimin e ideve të biznesit në aksione konkrete për të dy vendet.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimi, nënvizoi potencialin e Shqipërisë si portë për investimetjaponeze drejt rajonit dhe Evropës, duke shtuar se integrimi nëBE rrit standardet dhe tërheq investitorë seriozë. Kryetarja e komisionit parlamentar të ekonomisë, Milva Ekonomi, shprehumbështetjen parlamentare për forcimin e bashkëpunimitdypalësh.

Ambasadorja Kikuko Kato vlerësoi punën e Dhomës dhekonfirmoi mbështetjen e Japonisë për integrimin e Shqipërisë nëBE, duke e konsideruar vendin një portë të rëndësishme përinvestimet japoneze.

Përfaqësuesi i JETRO, Manuel Kaneko, vuri theksin te tre fjalëtkyçe: ndërlidhje (connectivity), qartësi (clarity) dhe vazhdimësi(continuity), ndërsa përfaqësuesja e AIDA-s, Sara Zotaj, dhedrejtuesja e Korporatës Shqiptare të Investimeve, Elira Kokona, prezantuan mundësitë për bashkëpunim dhe lehtësirainstitucionale. Në sesionin e dytë, te këto mundësi dhe lehtësira, më të detajuara, u sollën edhe prezantimet e përfaqësuesve dhedrejtuesve të Departamenti i Kërkimit në Bankë të Shqipërisë, TEDA Tirana, ASDRE, Durana Tech Park, drejtoria përIntegrim, Planifikim Strategjik dhe Zhvillim Ekonomik nëbashkinë e Tiranës dhe Agjencisë Kombëtare e Turizmit.

Diskutimet u zhvilluan në tre sesione, duke përfshirë mundësitëkonkrete të investimeve japoneze dhe histori suksesi tëprodukteve japoneze në tregun shqiptar. Forumin e përshëndetënnërpërmjet videomesazheve edhe presidenti i Dhomës sëTregtisë dhe Industrisë së qytetit të Çibas dhe Konsulli i Nderittë Shqipërisë në Çiba, z. Hidetoshi Sakuma dhe z. KjokoSpektor.

Në mbyllje, z. Ponari konfirmoi angazhimin e Dhomës përndërtimin e një tradite të qëndrueshme dialogu dhe investimesh.

Bashkëpunimi Shqipëri–Japoni në fokus të Forumit

 

Happening now...

ideas