SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg për ish-deputetin Asllan Dogjani

2026-11-24 11:14:00 / POLITIKË ALFA PRESS
SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg për ish-deputetin Asllan Dogjani

Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka kërkuar këtë të martë dënimin me 1 vit e 6 muaj burg, që konvertohet në 3 vite shërbim prove, për ish-deputetin Asllan Dogjani.

Prokurorja Manjola Kajana kërkoi që Dogjani të deklarohet fajtor për veprën penale ‘Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim’.

Ndërkohë, seanca u shty më 9 dhjetor ku pas konkluzioneve të mbrojtjes, gjyqtari Bib Ndreca do të shpallë vendimin.

Ish-deputeti Asllan Dogjani u kallëzua nga biznesmeni Ilirjan Çela lidhur me blerjen e një apartamenti në vlerën e 134 mijë eurove në vitin 2006 që ish-ligjvënësi sipas tij e ka blerë duke paguar paratë dhe jo përfituar kundrejt shërbimit të konsulencës juridike që i ka dhënë ndërtuesit, siç ka deklaruar.

Po ndodh...