Bernard Berisha mbylli aventurën në Rusi, mesfushori kosovar është pranë kthimit në…
2025-08-06 16:56:10 / SPORT

Bernard Berisha i ka dhënë fund aventurës së tij tetëvjeçare në futbollin rus, ku ka bërë emër me lojën dhe me golat e tij në radhët e Ahmat Grozni. Mesfushori kosovar, i cili shkëlqeu te Skënderbeu para se të niste aventurën në Rusi, tashmë raportohet se është pranë kthimit “në shtëpi”.
Sipas “Tëvë1” në Kosovë, 33-vjeçari është tashmë pranë kthimit në kampionatin kosovar, nga i cili është larguar në vitin e largët 2012 për të provuar kampionatin shqiptar ku fillimisht luajti me fanellën e Besës së Kavajës.
Berisha raportohet se ka gjetur akordin me klubin e Ballkanit, për t’iu bashkuar skuadrës që drejtohet nga një emër që ai e njeh mirë, Orges Shehin, me të cilin ka qenë bashkëlojtar në vitet e tij të suksesshme në radhët e Skënderbeut.
Happening now...
America may withdraw from Europe, but not from SPAK
Nga Gentian Gaba
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128


