Drekë me zgarë për lamtumirën nga Lazio, Elseid Hysaj gati të lërë kryeqytetin

2026-05-05 21:27:56 / SPORT ALFA PRESS

Drekë me zgarë për lamtumirën nga Lazio, Elseid Hysaj gati

Elseid Hysaj po kalon ditët e fundit në kryeqytet tek Lazio. Mbrojtësit të Kombëtares shqiptare i përfundon kontrata në muajin qershor, dhe gjithçka lë të kuptohet se rrugët mes palëve do të ndahen pas këtij sezoni.

Sipas raportimeve nga Radio Laziale, futbollisti shkodran ka një ide mjaft të mirë për të përshëndetur shokët e skuadrës, pasi në qendrën stërvitore të klubit në Formello pritet të organizohet një drekë me zgarë, ku do të marrë pjesë e gjithë skuadra.

32-vjeçari luajti 5 sezone te Lazio. Gjatë karrierës së tij, ai është aktivizuar tek Empoli dhe më pak në radhët e Napolit.

Happening now...

Nga Bato Kosova 16:37 EDITORIAL

Sali Llapa

Nga Bato Kosova

ideas