Fitore pa probleme për Realin në miqësoren kundër austriakëve, shënojnë Mbappe dhe “i padëshiruari” i Alonsos
Real Madrid ka nisur përgatitjet për sezonin e ri me një fitore të thellë 0-4 ndaj skuadrës austriake të Tirolit në miqësoren e luajtur këtë të martë.
Golat u shënuan nga Militao në minutën e 11-të, Kylian Mbappe në minutat 13 dhe 59, si dhe nga Rodrygo në minutën e 81-të.
Veç vëmendjes për dy golat e yllit francez, vëmendje mori edhe goli i Rodrygos, i cili konsiderohet nga disa si “i padëshiruari” i trajnerit Xabi Alonsos, i cili e ka nxjerrë në shitje këtë merkato vere.
Gjithsesi, sulmuesi brazilian sërish pritet të largohet këtë verë, me Manchester City-n që duket se mendon seriozisht për ta afruar atë në “Etihad”.
Kështu Reali bëhet gati për startin e sezonit të ri, i cili për madrilenët do të fillojë pas një jave kundër Osasunës në La Liga.
Happening now...
America may withdraw from Europe, but not from SPAK
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
