Surprizë te Barcelona, Injigo Martinez lë katalanasit për 'Cristiano Ronaldon'

2025-08-10 11:15:47 / SPORT ALFA PRESS
Surprizë te Barcelona, Injigo Martinez lë katalanasit për

Surpriza e afatit kalimtar të kësaj vere ka mbërritur te Barcelona.

Mbrojtësi i saj Injigo Martínez (34 vjeç)  iu bashkua Al-Nasr në Arabinë Saudite.

Veterani finalizoi transferimin e tij te skuadra ku aktivizohen Cristiano Ronaldo dhe Joao Feliks ndër të tjerë.

Lojtari do të largohet falas, por do të lirojë rreth 14 milionë euro në pagë, gjë që do të lehtësojë regjistrimin e lojtarëve që nuk janë regjistruar ende.

Transferimi i tij i lirë, me një vit tjetër angazhimi të mbetur, është një marrëveshje xhentëlmenësh midis Barçës dhe vetë lojtarit.

Happening now...

ideas