Finalja e Kupës së Botës në rrezik? Trump paralajmëron Kanadanë: Do ju vendosim tarifa shtesë për shkak të tymit të zjarreve!

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërcënuar të vendosë tarifa shtesë ndaj Kanadasë për shkak të tymit nga zjarret në pyje, i cili ka mbuluar pjesën më të madhe të verilindjes së SHBA-së vetëm disa ditë para finales së Kupës së Botës në New Jersey.
Trump akuzoi Kanadanë të premten se nuk ka menaxhuar pyjet e saj dhe se ka lejuar që “ajri i ndyrë, i ndotur dhe i pashëndetshëm” të kalojë kufirin.
“Ne e mbajmë Kanadanë përgjegjëse për faktin se ata nuk po i mirëmbajnë siç duhet pyjet dhe shkurret e tyre”, shkroi Trump në Truth Social, duke pretenduar se ndotja po i kushton SHBA-së miliarda dollarë.
“Kjo është Neglizhencë e Dëshmueshme dhe po bëhet një dukuri e përvitshme”, shtoi ai, duke argumentuar se kostoja “duhet domosdoshmërisht t’i shtohet TARIFËS që Kanadaja po paguan aktualisht”. Trump tha se planifikon të telefonojë Kryeministrin Mark Carney për ta pyetur se çfarë ka ndërmend të bëjë Ottawa në lidhje me zjarret.
Kryeministri i Ontarios, Doug Ford, më parë hodhi poshtë kritikat nga politikanët amerikanë, duke përmendur ndihmën kanadeze gjatë zjarreve dhe uraganeve në Amerikë. “Ndoshta ajo që duhet të bëni, në vend që të ankoheni, është të dërgoni mbështetje, të dërgoni ndihmë”, tha ai.
Aktiviteti i zjarreve në Kanada u intensifikua në fund të qershorit për shkak të kushteve të nxehta dhe të thata, me disa zjarre të mëdha në Ontarion veriperëndimor që u zgjeruan ndjeshëm këtë javë. Tymi nga gati 900 zjarre aktive arriti në qytetin e Nju Jorkut të mërkurën, duke e çuar Indeksin e Cilësisë së Ajrit mbi 200 (të klasifikuar si ‘shumë i pashëndetshëm’) në disa zona deri në mbrëmjen e së enjtes.
Alarmet për cilësinë e ajrit mbetën në fuqi në të gjithë qytetin e Nju Jorkut, Long Island dhe pjesë të veriut të Nju Xhersit deri të shtunën, përfshirë Qarkun Bergen, ku ndodhet stadiumi MetLife. Zyrtarët paralajmëruan se ndotja nga grimcat e imëta mund të arrijë nivele të pashëndetshme dhe u kërkuan banorëve – veçanërisht fëmijëve dhe personave me probleme të zemrës ose të frymëmarrjes – të kufizojnë aktivitetin në natyrë, të qëndrojnë brenda sa herë që është e mundur dhe të mbajnë një maskë N95 ose KN95 jashtë.
Kjo vjen disa ditë para se Argjentina dhe Spanja të luajnë në finalen e Kupës së Botës në stadiumin MetLife në East Rutherford, New Jersey. Pritet të marrin pjesë rreth 80,000 njerëz.
Po ndodh...
Protesta dhe dezertorët në PS dhe PD
ide
A duhet të protestojnë gazetarët?
Ndryshimi i vërtetë në PD, duhet të presë edhe pak...
Një popull që nuk lexon, sundohet nga ai që kontrollon ekranin
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128