Flamurtari fiton Superkupën e Shqipërisë në basketboll për femra
8 October 2026, 23:09 / SPORT

Flamurtari është shpallur fitues i Superkupës së Shqipërisë në basketboll për femra, pasi mposhti Tiranën me rezultatin 94-74.
Skuadra vlonjate vijon serinë e sukseseve, pasi vetëm pak ditë më parë kishte triumfuar edhe në Kupën e Federatës. Me këtë fitore, Flamurtari siguron një tjetër trofe dhe e nis sezonin e ri në mënyrën më të mirë të mundshme.
Vajzat e Flamurtarit dominuan sfidën ndaj Tiranës dhe në fund ngritën trofeun e Superkupës, duke sjellë edhe një tjetër kupë në Vlorë.
Flamurtari nis kështu sezonin me dy trofe në pak ditë, duke konfirmuar ambiciet për të qenë protagonist në basketbollin shqiptar të femrave. (A2 Televizion)
Po ndodh...
Pasqyra ku nuk shihet asgjë
Nga Lindita Çela
ide
Kur humori bëhet alibi dhe një përgjigje Filip Çakulit
Nga Eva Idrizllari
Faik Konica, Njeriu-Histori dhe Historia-Njeri
Nga Arben Iliazi
Pse Rama nuk jep dorëheqjen?
Nga Përparim Gjeka
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
