FOTO/ Motra e Haaland mahnit fansat me ngjashmërinë e jashtëzakonshme me yllin norvegjez!

Teksa Erling Haaland po udhëheq Norvegjinë në Kupën e Botës 2026, një tjetër anëtare e familjes së tij ka rrëmbyer vëmendjen e publikut.
Bëhet fjalë për motrën e tij më të vogël, Gabrielle Haaland, e cila është bërë virale në rrjetet sociale pas publikimit të një fotografie familjare pas ndeshjes së Norvegjisë.
Pamja u përhap me shpejtësi në internet, ndërsa mijëra fansa mbetën të habitur nga ngjashmëria e jashtëzakonshme mes saj dhe sulmuesit të Manchester City-t.
Nuk duken si motër e vëlla, por si binjakë
-ishte një nga komentet që u përsërit më shpesh në rrjetet sociale. Ndërsa shumë përdorues e quajtën Gabriellen “versioni femëror i Haaland”.
Interesi për familjen e yllit norvegjez është rritur ndjeshëm ditët e fundit, edhe pse anëtarët e saj kanë zgjedhur prej vitesh të qëndrojnë larg vëmendjes mediatike.

Ndryshe nga Erling, Gabrielle ka ndërtuar një jetë larg botës së futbollit dhe famës. Ajo punon në sektorin e shëndetësisë dhe rrallë shfaqet në publik apo në rrjetet sociale.
Megjithatë, sa herë që vëllai i saj luan ndeshje të rëndësishme, Gabrielle është shpesh në tribunë për ta mbështetur, duke treguar lidhjen e ngushtë që kanë si familje.

Talenti sportiv në familjen Haaland nuk është aspak rastësi.

Nëna e tyre, Gry Marita Braut, ka qenë një nga atletet më të njohura të Norvegjisë në vitet 1990, duke u shpallur kampione kombëtare në disiplinën e shtatgarëshit.
Ndërsa Erling Haaland vazhdon të shkruajë historinë në fushën e futbollit, motra e tij Gabrielle ka fituar papritur vëmendjen e publikut, jo për famën apo sportin, por për ngjashmërinë e habitshme që ka me një nga futbollistët më të njohur në botë.
Po ndodh...
Vulën që Edi Rama ia dha Sali Berishës, ia mori populli
ide
Protesta nuk ka nevojë për tutorë
Protesta dhe Njeriu i Divanit
Stop fyerjes së inteligjencës së shqiptarëve!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128