“Këtu na ke ditë e natë!”/ Marshimi kilometrik i qytetarëve kthehet sërish te Kryeministria, mesazh i prerë Ramës: Nesër do të jemi akoma më shumë!
Pas disa orësh qëndrese të palëkundur, dita e 38-të e revoltës qytetare është përmbyllur aty ku nisi, përpara godinës së Kryeministrisë. Pasi përshkuan në një marshim kilometrik akset kryesore të Tiranës, qytetarët janë rikthyer poshtë zyrës së kreut të qeverisë, duke i dërguar një mesazh të qartë dhe të prerë kryeministrit Edi Rama se rezistenca nuk do të ndalet.
Gjatë marshimit nëpër rrugët e kryeqytetit, entuziazmi dhe revolta kanë qenë në kulm, teksa protestuesit kanë thirrur në kor slogane të reja e plot ironi ndaj kryeministrit. Bulevardi ka jehuar nga thirrjet: “O milet, Rama ka siklet!” dhe “O pallosh, pallosh i gjatë, këtu na ke ditë e natë!”, duke dëshmuar rënien e frikës dhe vendosmërinë e njerëzve të thjeshtë.
Ashtu siç kanë bërë përgjatë 38 ditëve të fundit, qytetarët e kanë mbyllur tubimin me një premtim për të ardhmen e afërt. Përpara se të shpërndaheshin, të mbledhur sërish nën dritaret e Kryeministrisë, ata kanë lëshuar thirrjen që paralajmëron rritjen e valës së revoltës: “Nesër më shumë!”, duke lënë takim për ditën e radhës të asaj që tashmë është kthyer në një kryengritje të përditshme qytetare.
Po ndodh...
Vulën që Edi Rama ia dha Sali Berishës, ia mori populli
ide
Protesta nuk ka nevojë për tutorë
Protesta dhe Njeriu i Divanit
Stop fyerjes së inteligjencës së shqiptarëve!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128