Aleanca e çatisë -frymëmarrje provizore e autokracisë!

11 Mars 2024, 09:25 / IDE NGA AZGAN HAKLAJ

Aleanca e çatisë -frymëmarrje provizore e autokracisë!

Aleanca e kullaxhinjëve dhe vulaxhinjëve të sypeshkaqenit të pullazit shpresa e Sulltan Ramës për mbijetesë!

Emergjencë kombëtare!

Harku kombëtar euroatlantik për demokraci dhe drejtësi!

Do të vijnë ditë të bukura kur krimbat nuk do të bëhen flutura!

Askush nuk ka as më të voglin dyshim dhe as kundër argument që celebrimi i ri mes grupeve jo ligjore të rithemelimit dhe Gaz Bardhit nuk është gatuar dhe lëshuar nga çatia e oxhaku tym i zi i Sali Berishës.

Aty nuk ka si flitet për principe politike sa kohë që janë inekzistent ligjërisht si forcë politike e për më tepër që veprojnë me statuse jo ligjore të konfirmuara në tifozëri stadiumesh.

E vetmja gjë fatkeqësisht për demokracinë tonë që i bashkon "të bashkuarit" është të qenurit deputetë të zgjedhur nën siglën e PD-së me kryetar legjitim asokohe dhe sot Lulzim Bashën.

E sa për foltoristët ata vegjetojë elektoralisht dhe janë pengu i çiftit Meta-Kryemadhi të hedhur në tregun e zgjedhur me firmën e një farë Brahimllari

Por ky realitet i ri vanitoz, i stisur, i pabesueshëm dhe i neveritshëm nuk është fokusi i analizës time pasi që edhe ata vetë nuk i besojnë këtij rikorporimi politik.

Eshtë një dramë apo komedi e luajtur në prapaskenë që i kompromenton rëndë të dy grupet e celebruara në aleancën e pullazit një herë në xhami e tani në kishë duke përdirur si libra të "shenjtë” përbetimi statutet partiake Noka-Bardhi.

Eshtë fjala për një kompromos të rrezikshëm veç e veç apo në grup të tyre me Edi Ramën për ti dhënë fund përgjithmonë opozitarizmit dhe fatkeqësisht kthimin e komunizmit me votë të lirë!

Pasi nuk ju eci si duhet historia e rubleve apo puçi konspiraciinist “àlla McGonigal" ata u bënë gomone klandestine shpëtimi për Edi Ramën, i cili falë SPAK-ut po përrpëlitej në oqeanin e korrupsionit së bashku me qeverinë e tij.

Dhe për këtë inskenuan zhurmën parlamentare disa mujore, e cila kulmoi e po përfundon me të vetmin objektiv:

Mundësimin që Edi Rama të kalonte në zhurma bilbilash e flakadanësh pa u interceptuar nga publiku lidhjet me të rezikshme oligarkike që do ta rrënojnë qytetarin e thjeshtë edhe për një kohë të gjatë.

Kjo është thjesht esesnca e një konkluzioni logjik politik e njerëzor që tashmë ka dalë në siperfaqe biles është ngjitur deri në çatinë e rrokaqiellit të non gratës.

Në këto kushte pa asnjë ekuivok ka disa arsye të dukshme e të padukshme.

E para është frika e krejt këtij establishmenti nga drejtësia e re me emrin SPAK që sikur shihet është serioze dhe e drejtuar nga aleatët tonë euroatlantikë që frikëson edhe Edi Ramen dhe enturazhin e tij.

E dyta është një grupim ku haptaz e ku në hije po përpiqet të institucionalizojë antiamerikanizmin dhe për këtë dyshoj të ketë inspirim e investim që vjen nga armiqtë tanë historikë.

E treta është etja karrieriste për pushtet e lidership nga ky grupim duke e ditur se kali non grata është në grahmat e fundit.

Gjithsesi ndonëse kjo situatë neveritëse duket se po denatyron Partinë Demokratike dhe po e çon dhe po e dëmton por ka një shpresë të hapur dhe legale.

Eshtë Partia Demokratike e Shqipërisë dhe strukturat e saj anembanë vendit të kryesuar ligjërisht dhe me votë nga z.Basha.

Ata që furnizohen periodikisht nga policët e Taulant Ballës në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë me tymuese e zhurmuese sot nuk përfaqësojnë asgjë përveç tradhëtisë e përvesitetit politik e human.

Aleanca e çarranikut, apo pullazit, aleanca e kullave, rithemelimi i vulaxhinjëve (me xhepat plot vula Topalli e Murrizi et) dhe konfederata anti SPAK duan të ia shesin zgjedhjet e vitit 2025 sulltan Ramës siç ia shitën zgjedhjet e 2021!

Pazaret e fundit vërtetojnë katërcipërisht se triumvirati sundues 33-vjeçar kërkon vazhdimin e ujdisë së vitit 2008-të kur iu bë atentat kushtetutës dhe u asgjesua vota e lirë dhe e barabartë si gur themel i institucioneve të shtetit të së drejtës.

Përballë beslidhjes së triarkisë sunduese 33-vjeçare është emergjencë kombëtare krijimi i një fronti të gjerë, një aleancë kombëtare euro -atlantike për demokraci e drejtësi “Harku kombëtar euroatlantik për demokraci e drejtësi”.

Moralin politik për ta realizuar këtë lëvizje të madhe e ka PDSH-ja dhe Lulzim Basha partner të besueshëm të trinisë së lirisë globale e demokracisë botërore SHBA-së-BE-Mbretërisë së Bashkuar.

Basha është sot në kryeqytetin e demokracisë botërore me një rol domethënës edhe për kriminelin Putin ndaj këta që po i japin frymë momentalisht autokracisë janë morra që frymojnë provizorisht dhe mjerisht politikisht.

Duke mos gjetur asnjë arsye në paarsyen e grupazhit Bardhi-Gjekmarkaj-Topalli-Murrizi etj mercenarë të sypeshkaqenit, të Khameneit dhe Sulltanit dhe as moral në imoralitetin e tyre politik konstatoj me bindje se akrobacia dhe jargitja e tyre tek foltorja e non gratave vetëm sa e pastron më tutje dhe e forcon Partinë Demokratike.

Koha shpejt do ta deshmojë ndaj demokratët të prirë nga Lulzim Basha duhet të punojnë dhe besojnë në kauzat e tyre.

Po e përfundoj reflektimin tim me një hajk të një poeti të preferuar:
"Do të vijnë ditë të bukura, kur krimbat nuk bëhen flutura".