Fjalimi i Ramës në Athinë, helmi i ëmbël i një AntiShqiptari!

14 Maj 2024, 09:45 / IDE NGA SIDI HASANAJ

Fjalimi i Ramës në Athinë, helmi i ëmbël i një

Sa shumë probleme të shoqërisë shqiptare evidentoi fjalimini Edi Ramës në Athinë, sa shumë plagë!

Është kthyher në çmenduri kolektive brenda segmenteve të socialistëve, adhurimi për fjalimin e Ramës në Athinë, dhe tentativat e tyre të tërbuara, për t'i shpërlarë mendjen opinionit publik.

Shumë analistë pranë PS nxituan ta quanin “fjalim historik”, madje pa përfunduar ende ai monolog fshataresk i Ramës, e nxorrën në portalet e tyre si “fjalim historik”, disa të tjerë e futën në analet e historisë duke e klasifikuar si fjalim po historik, dikush e quajti “fjalimi më i madh pas atij të Fan Nolit në 1920 në Lidhjen e Kombeve”, madje edhe më madhështor…

Marrëzia kolektive arrity deri aty, sa e quajti Ramën “Zotin tonë në Greqi”.

Në garën për ti shërbyer me propagandë Ramës, paralelisht ndërmorrën turravrapin se kush kthehej në më qesharak dhe i pafytyrë se tjeri. Një turravrap drejt marrëzisë dhe palaçollëkut.

Së pari, të vësh gishtin mbi plagë siç bëri Rama në Athinë duke treguar se si shqiptarët atje ishin detyruar të ndërronin emrat dhe fëmijët e tyre të shkëlqyer në shkollë, ishin diskriminuar vetëm se ishin shqiptarë… patjetër që ngjall simpati te ata, por është një helm aq sa i ëmbël aq edhe i dëmshëm.

Komunizmi në Shqipëri ra në 1991, shumica e emigrantëve aktual në Greqi kanë shkuar atje 15- 20 vitet e fundit.

Në 20 vitet e fundit Edi Rama ka qenë 11 vite në krye të qeverisë shqiptare dhe më parë ka qenë 12 vite në krye të bashkisë të kryeqytetit.

Edi Rama dhe PS kanë pasur dhe kanë në dorë, miliarda euro të mbledhura në buxhetin e vendit nga puna e Shqiptarëve, ka pasur çdo mundësi kohore dhe politike që Shqipërisë ti ndërtoj spitale, shkolla si në Greqi apo Slloveni, a Kroaci… por në 2024 vendi i udhëhequr prej tij, ka spitale ku as një serum nuk gjen dot po nuk e bleve privatisht!

Ku kushtet spitalore janë makabre, ku shkollat e Shqipërisë janë si ato të Greqisë në vitet 90.

Edi Rama ka pasur gjithë mundësinë që bujqit e Shqipërisë mos të jenë si skllevërit e Athinës së para 2000 viteve, që mos të protestojnë siç bënë dje duke u grushtuar dhe shkelmuar me policinë për kafshatën e gojës… por të jenë si fermerët e Maqedonisë fqinje.

Athina ka miliona banorë, emigrantë nga çdo vend i botës, por grekët dhe kushdo tjetër e gëzon pronën e tij pa asnjë problem me dokumentat dhe hipotekat.

Shqipëria e 2024 gjen një shoqëri që vuan ende për të zgjidhur problemet me pronat… çdo muaj dëgjojmë se si vëllai vret vëllain për mbivendosjen e pronave mes tyre!

Është e thjeshtë t'ju tregosh kalvarin e vuajtjeve, por është fakt që Edi Rama është pjesërisht shkaktari dhe pjesërisht bashkëfajtori (me ish kryeministrat e tjerë) i plagëve të Shqipërisë që detyruan shqipëtarët të emigrojnë në Greqi.

Ndërkohë, paradoksi logjik që pasohet nga marrëzia dhe çmenduria e analistëve të majtë, është se e paraqesin Ramën sikur ai ishte lider i Opozitës që s’kishte asnjë faji në plagët e Shqipërisë.

Ai është politikani kryesor përgjegjës për vuajtjet e shqiptarëve në Greqi, pas tij vijnë me rradhë Berisha, Nano, Meta etj.

Së dyti, një çmenduri tjetër e socialistëve është krenaria se “Rama ju përmendi Çamërinë në mes të Athinës”.

Edi Rama vërtet ju përmendi masakrat Greke ndaj Çamërisë, por ju tha se Shqipëria nuk ka asnjë pretendim për çështjet Çame, për pronat e Çamëve, por vetëm kërkon fqinjësi të mirë reciproke.

Po ta gjykosh ftohtë, është akti më tradhëtarë që një kryeministër ka bërë ndaj Çamërisë.

Më mirë mos ti përmende fare, se sa tju thoshte “ne nuk kemi pretendime”.

Nëse Grekët kanë bërë dikur spastrim etnik ndaj Çamëve në tokat e tyre, është detyrim i kryeministrit të Shqipërisë që ti kërkoi pronat e tyre në instancat e Bashkimit Europian, ndërkohë Rama shprehu se “nuk kemi asnjë pretendim”.

Ky skandal, u manipulua shpejt nga makineria e propagandës së Ramës.

Pra, Shqipëria vuan ende nga injoranca dhe qasja e sëmurë me të vërtetën.

Shoqëria nuk i thotë të vërtetat siç janë, por i bie daulleve primitive të turbo-folkut nacionalist.

Është njësoj sikur Fidel Castro të shkonte në SHBA dhe tju mbante takim elektoral Kubanezëve atje e tju tregonte sesi Kubanezët kishin vuajtur në fillemet e tyre në ShBA duke punuar paletra në punën më të vështira e pak të paguara.

Ore shkaktari ishte vetë Fidel Castro, jo SHBA.

Ose sikur KM prej 11 vitesh i Meksikës të bënte të njejtin fjalim ndaj meksikanëve që rrezikojnë kokën të kalojnë kufirin e të shkojnë në SHBA… po përse nuk shkojnë Kanadezët në SHBA po shkojnë Meksikanët?

Përse nuk emigrojnë masivisht Maqedonësit në Greqi por emigrojnë shqipëtarët??

Çfarë shoqërie jemi ne, që na manipulon një klloun si Edi Rama? Që tallet me ndjenjat patriotike tonat, një grup mercenarësh mediatik të tij??

Përse shoqëria Shqipëtare ende nuk emancipohet dhe të heqi perden e propagandës në sytë e saj?

Në 2024 Shqipëtarët kanë nevojë që “Grekut ti përmenden mes Athine, keqtrajtimet që i ka bërë Shqipëtarëve” ??

Kaq pak vlejmë ne?!

Në 2024, Shqipëria duhet ti kishte të ardhurat për frymë më të larta se grekët që falimentuan si Shtet para pak vitesh, por i ka sa 1/5 e tyre!

Antishqipëtarët e vetëm janë ata që i vjedhin dhe keq qeverisin shqipëtarët, skush tjetër s’ka faji!