
Kush e mban në pushtet Edi Ramën?!

Bilanci i Edi Ramës në krye të qeverisë shqiptare është i mbushur me krim dhe korrupsion; kultivim dhe trafik droge, vjedhje masive e buxhetit të shtetit, korrupsion masiv në të gjitha nivelet e qeverisjes, lidhje të hapura me krimin e organizuar, klientelizëm dhe nepotizëm, dhunë shtetërore kundër shtresave në nevojë, vjedhje dhe blerje votash, shkelje e ligjeve, procedurave dhe Kushtetutës, shkelje masive e të drejtave të njeriut.
Megjithatë, Edi Rama nuk rrëzohet nga pushteti, dhe gjasat janë se nëse zgjedhjet e përgjithshme shpallen sot, ai përsëri do të konfirmohet Kryeministër.
Çfarë dhe kush e mban Edi Ramën në pushtet?
Përgjigja është e thjeshtë:
Edi Ramën e mban në pushtet Sali Berisha.
Nga ana tjetër, Sali Berisha vazhdon të mbajë të pushtuar Partinë Demokratike, për arsye private dhe familjare, që nuk kanë asnjë lidhje me interesat e qytetarëve shqiptarë. Sigurisht, Sali Berisha ka të gjithë të drejtën të kërkojë të mbrojë të drejtat e tij personale dhe familjare, por nuk ka asnjë të drejtë të përfshijë partinë në betejën e tij private dhe familjare me superfuqitë e botës.
Sikur Partia Demokratike të ishte e lirë, domethënë sikur Sali Berisha të mos kishte filluar fare Foltoren, por ta linte jashtë luftës së tij me Shtetet e Bashkuara të Amerikës; sikur ky burrë të ishte treguar kaq zemërgjerë me demokratët shqiptarë, duke dorëzuar mandatin e deputetit më 21 Maj 2021, dhe ndërkohë të vazhdonte betejën e tij privatisht për dinjitetin personal, sot PD do të ishte krejt tjetër.
Për fat të keq, kjo gjendje do të vazhdojë derisa Sali Berisha të largohet nga politika. Këtë e dinë fare mirë të gjithë demokratët e të gjitha grupimeve; përfshirë ata që vazhdojnë ta mbështesin. Kjo situatë e pashpresë tashmë është kuptuar nga shumica e demokratëve, pavarësisht se nuk flasin. Dyshoj vetëm tek Flamur Noka dhe Tritan Shehu. Të tjerët të gjithë e dinë si buka që e hanë se me Sali Berishën kurrë nuk do të fitojnë asgjë. Edhe 1000 vjet.
Sali Berisha mund të jetë krejtësisht i pafajshëm për gjithçka që thonë Shtetet e Bashkuata dhe Britania e Madhe. Por ky është halli i Sali Berishës, dhe jo halli i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ne kemi hall ta largojmë nga pushteti një mafioz dhe hajdut si Edi Rama.
ide

Pse në Tiranë gjen “patriot” kundër Serbisë, por që ulin “brekët” para Greqisë?

A je budall a bon vetë o Gaz?!

Nuk ka nevojë për një konferencë ndërkombëtare paqeje për Kosovën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128