Letër drejtuar dëshpërimisht Ambasadës së SHBA-ve: Ndihmë!

17 Shtator 2024, 11:09 / IDE NGA SIDI HASANAJ

Letër drejtuar dëshpërimisht Ambasadës së SHBA-ve:

Po e shkruaj shumë sinqerisht këtë letër drejtuar ambasadës suaj, Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Nuk ka as doza megallomanie, nuk është as patetizëm, përkundrazi ka aq shumë seriozitet sa ka kaluar në thirrje dëshpërimi:

Ju lutem na ndihmoni!

Shqipëria një vend i Europës, në 2024 është në ditët e saja më të errëta!

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion SPAK ka marrë të pandehur liderin e PD Sali Berishën.
Ka faktuar me dokumenta dhe prova se familja e tij ka përftuar miliona euro prej korrupsionit, kur Berisha ishte Kryeministër:

- Jepte koncesione Hidrocentralesh firmave të zgjedhura prej tij, ato në shkëmbim paguan përmes konsultave fiktive mjedisore dhëndrin e tij për qindra mijëra €.
- Ka dhënë tendera për furnizimin me Gaz kompanive të cilat në shkëmbim merrnin me qera një apartament të vogël 115m2 në Pronësi të vajzës së tij për 10mijë$ në muaj.
- E shoqja i shiste 120mijë $ një pikturë një oligarku të cilit Berisha i kishte dhënë koncesuon rafinerinë më të madhe të Naftës në vend. Sot Oligarku është i dënuar në Itali si pastrues i parave të Mafies Ndragheta, dhe Rafinerisë i nxorri qindra milionë € fitime, por shtetit nuk i pagoi thuajse asnjë qundarkë taksë fitimi!

E lista e skandaleve vazhdon pa limit, nga skandali korruptiv në skandalin moral, nga dëmi ekonomik në incidente me viktima të vrarë, mes tyre dhe fëmijë 4 vjeç si në Gërdec.

E dini çfarë thojnë shumica e militantëve të tij?
“Pa s’ka gjë, ne përsëri e adhurojmë liderin tonë! Shikoni rivalin politik, Edi Ramën që është më i korruptuar se Berisha”.

Janë qindra mijëra militantë të cilët janë thuajse të vetmit “opozitarë” që dalin të votojnë… praktikisht rotacioni politik është prerogativë e tyre!

Po Alternativa?

Pushteti i Edi Ramës. Është faktuar nga komisionet parlamentare, media dhe SPAK se ka kryer një skemë rreth 500 milionë Euro vjedhje me inceneratorë mbetjesh.

E dini kush është justifikimi i tij?
“Ju gënjeni se deri tani janë shkaktuar rreth 180 milionë euro dëm, 500 milionë euro do ishin shkaktuar nëse nuk do zbulohej dhe ndalohej skema”.

I janë sekuestruar të tre inceneratorët, i janë arrestuar dhe shpallur në kërkim ministra, deputetë, kryetar bashkishë dhe vetë zëvëndës kryrministri, i cili e akuzon nga arratia në Zvicër se Rama kërkon ta eleminojë fizikisht familjarisht për ti mbyllur gojën.

E dini çfarë përkrahje ka Edi Rama? Tre- katër herë më të lartë se opozita, se Berisha.
Ndiqet nga një trupë e madhe votuesish, nga 600 mijë në 800 mijë që e adhurojnë…
Ka një ekip me zonjusha dhe djem të rinj të cilët thonë publikisht e krenarisht në media se kanë votuar kryetar bashkisë të dënuar në Itali për përdhunim në grup… vajza të reja e madje dhe nëna të reja.

Një gjeneratë e re, që adhuron qeverisjen e kriminalizuar me 12 vite kanabizim vendi, ku janë arrestuar me dhjetëra eksponent të qëverisjes për lidhje me trafikun e drogës, akte dhune me armë, porositje vrasjesh, zaptim pronash në bregdet, trafikim femrash…

Një pastruese të ministrit të qeverisë Rama ju gjendën nga agjentët e BKH, 700 mijë euro në shtëpi… vetëm pastrues ju gjetën kaq shumë para të fshehura në tubat e aspirimit!

Po ekonomia si shkon, do pyesni ju?

Statiatikat zyrtare nga EuroStat dhe indekset e BE thonë që:

- Paga mesatare në Shqipëri është 4€\ora, më e ulëta në Europë pas Kosovës.

- Të ardhurat për frymë në Shqipëri janë sa 34% e të ardhurave të qytetarëve të BE-së.

- Rreth 82% e familjeve shqiptare jetojnë në apartamente 65m2, jetojnë në kuti betoni.
- 130 mijë qytetarë jetojnë me 6$ në ditë.
- pensioni mesatar është 120$ në muaj.
- Çmimet janë njësoj, në mos më të kripura se në BE.

Pra një katastrofë totale, përtej proklamimeve të rritjes së GDP, e cila është dyfishua nga 2013 por të ardhurat për frymë janë rritur vetëm 30%.

Vendi po zbrazet, shkollat po mbyllen çdo vit, bashkë me numrin e nxënësve.

Por jemi në një Apokalips Zombish.

Nga njëri kamp janë Zombiet e Sali Berishës, shohin në dritë të Diellit se si lideri i tyre ka vjedhur miliina euro, se si kryen 600 mijë€ vizita mjeksore me “kursimet e vajzës” dhe nuk duan tja dinë fare… si një ushtri zombish të etur për gjak bërtasin për liderin e tyre 80 vjeçar në arrest shtëpie, shkojnë para zyrave të SPAK dhe i shpallin armiq, kanë deputetë që kërcojnë prokurorët dhe gjykatësit nëse dënojnë Berishën.
Shpenzojnë miliona € kohë televizive duke anatemuar me gjuhë terroriste talibaneske juve të nderuar, SHBA që i keni shpallur NonGrata liderin e tyre.
Sulmet e tyre ndaj jush, i ka zili dhe propaganda e Putin… janë të denja për Talibanët! Fillojnë me propagandë linçuese ndaj jush nga Lufta në Irak e deri më ditët e sotme!

E nga ana tjetër e kampit janë një armatë e madhe zombish të dhjamosur me gjakun e Shqipërisë, por përsëri të pangopur… armata e PS.

Nëse Talibanët vrasin të pafajshmit dhs fëmijtë me plumba ose bomba, zombiet e Ramës dhe Berishës i vrasin duke ju vrarë shpresën, duke i vjedhur e shtypur… i përzënë nga vendi!

Por ndryshe nga Afganistani, ju keni një detyrim ndaj nesh:

Na keni anëtarësuar në NATO, në gjirin e shteteve të mbrojtura prej jush!

Në këtë apokalips zombish, investimi juaj “reforma në drejtësi” është një armë me fuqi zjarri shumë të dobët për përbindëshat që kanë përballë. Duhet ndërhyrja juaj direkte, ose vendi anëtar i NATOS do kthehet në një habitat autokratësh, hajdutësh, kriminelësh ku pasiguria do mbizotërojë vendin… e pse jo mund te destabilizojë dhe vendet e tjera të NATOS.

Ju lutem: Ndihmë

Po ndodh...