"Lexhenda" e pengut të vetes!

11 Tetor 2023, 09:10 / IDE NGA EDLIRA DEVOLLI LEKA

"Lexhenda" e pengut të vetes!
I ziu doktor, ul e ngre të njëjtën temë e tematikë, “peng”. Aty ka mbetur, nuk bën dot as një hap para, as pas, as majtas e as djathtas. "Bashën e ka Rama peng"- kishte rithënë, "që të mos e lëshoj gojën më shumë"- kishte shtuar Ay.

Po a dinë “legjendat e këtij tipi” të mos e lëshojnë gojën, apo të përmbahen? Më nxit në mendime kjo “risi” për moslëshim goje nga Marshalli.

Jo për gjë, por është nga ata individ tipik që “ç`më duhet mua ç`farë kam thënë e ç`them”.

A e ka parë njeri Sali Berishën të mbajë përgjegjësi ndonjëherë për atë që thotë?!

U drejtohet të gjithëve si i vjen mbarë atij, e gërrmon në gjirizet më të pista të fjalorit për t`i shqiptuar. Pikën e dobët e ka te “pulla rozë”. Sa herë Rama është në hall, do dali Berisha të digjeneroj temën në parlament me shantazhe për video erotike. Është ekspert i fushës, si në mbrojtje të Metës dhe të Ramës. Ai di të shitet si luftëtar dhe anashkalon problemet e gjoja kundërshtarëve të pazareve të kullave.

Berisha nuk përfaqëson më një lider sepse një lider ka virtyte, nëse amoraliteti i tij politik dhe gojëpisë do të vlerësohen nga dikush le t`i gjejë një titull. Për momentin ka gradën e aleatëve “non grata për korrupsion e minim të demokracisë”. Dhe për sa kohë mban “triumfin e gradës” që i kanë akorduar aleatët nuk duhen marr për të mirëqena ato ç`ka thotë.

Dhe më e keqa është se ata që ka vërdallë, nuk kanë këllqe t`i thonë boll më se boja jote ka dalë komplet e nuk të ka mbetur më asnjë pikë. Ama nëse ka që e motivojnë të vazhdojë me të njejtën metodë o kanë hall të njejt me të ose nuk i duan të mirën.

Dy fjalë edhe për pengun. “Legjendari i trillimeve” ka një apo disa halle të familjes “non grata” dhe ka mbetur peng i tyre. Flet me aq lirshmëri për fenomenin peng/pengu sa asnjë tjetër. Ai më shumë se ç`do kush e njeh të qenurit peng dhe të mbajturin peng. Vet është peng i gjithë të shkuarës së tij, asaj që ne nuk e dimë por që Amerika i`a ka zbuluar. Dhe sapo mori vesh se veç tij ka dhe të tjerë që ia dinë “bëmat” nxorri publikisht tiparet më të liga e të paqëndrueshme të personalitetit.

Gjuha e tij trilluese, akuzuese komuniste nuk ndali asnjë moment përball çdo gjëje. Kush nuk i shkonte pas meritonte sulm. Kush nuk mbante anën që halli i tij mos rrëzohej, linçohej. Kush nuk e ndiqte verbërisht i hidhej dosja mbi tavolinë. Sipas personit dhe dosjet, dosje korrupsioni, dosje si bashkëpunëtor i ish sigurimit qoftë edhe dosjet e baballarëve ç`kishin bërë në burgje a jashtë burgu. Vonë vonë flitet për dosje më të rëndësishme, të një natyre tjetër. Ai mendon se i ka të gjithë ushtarët në dorë, por pengu më i madh janë hallet e tij.

Kuptohet qartë sa herë del në media, gjestet, mimikat, linçimet që degradojnë nga hera në herë.

Sado ta imagjinojmë ne, vetëm Berisha e di se ç`hall e mban peng që e lëshoi veten deri në këtë pikë. Hallet e tij e kanë marr peng dhe e tërheqin zvarr gjirizeve të shpifjeve e trillimeve nga njëra në tjetrën; e përplasin si dallgë pas shkëmbit nga njëra humbje në tjetrën më të thellë.

Doktori ka pasur vetëm një rritje këto kohë. Ka pasur një rritje numri me pasvanë pengje të natyrave të ndryshme.

Në atë ç`ka bën nuk ka asnjë virtyt frymëzues, por vetëm veprime dhe fjalëshpifje pa konsideratë morale.

Po ndodh...

ide

Nga Sidi Hasanaj 20:16 IDE

Pa Drama!

Nga Sidi Hasanaj

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128