
Nëse Amerika mbyll SPAK-un, kush përfiton më shumë, PS apo PD?

Një fllad eksitimi po ndodh në disa media shqiptare, të cilat po festojnë për mbylljen e dhjetra projekteve apo bllokimin e miliona dollarë që vinë nga SHBA në Shqipëri.
Në thelb gëzimi i tyre ndodh sepse nga ky bllokim fondesh, Amerika mund shkrijë SPAK.
Një grup prokurorësh amerikan mund të zbarkojnë në Shqipëri për të hetuar keq menaxhimin e fondeve të USAID.
Administrata e Presidentit Trump ka fokusuar keqpërdorimin e fondeve të USAID-it në shtetet ballkanike dhe një grupi prokurorësh do të hetojnë projektet që janë zbatuar deri tani me fondet e taksapaguesve amerikanë.
Në krye të këtij grupi prokurorësh është ish-prokurori federal, Martin De Luca.
Prokurori De Luca ka nisur nga Sarajeva dhe do vazhdoje Kosove, Serbi, Shqiperi etj etj
Pyetja është: Nëse prokurorët e SHBA konstatojnë që është abuzuar me fondet e reformës në drejtësi, a mund të mbyllet SPAK dhe kush përfiton nga dështimi e saj:
PS apo PD?
Aktualisht, në çdo sondazh SPAK rezulton institucioni më i besueshëm në popull dhe çdo mbyllje e SPAK ka një humbës: Popullin shqiptar.
Humbësi dihet do jenë qytetarët.
Prokurorët amerikanë mund bëjnë dhjetra hulumtime dhe ndoshta mund të ketë keq menaxhim fondesh por vështirë që “pretenca” e prokurorisë amerikane të jetë pezullimi reformes në drejtësi dhe mbyllja e SPAK.
SPAK u krijua gjatë mandatit parë të presidentit Trump dhe për këtë arsye amdasadorja Yuri Kim u promovua sërish në administratën e Trump 2.
Aktualisht SPAK funksionon 100% me fonde të taksa paguesve shqiptarë dhe jo amerikan.
Nëse Amerika ul qepenat e “dyqanit” SPAK, të fituar do jenë PS dhe PD por jo populli.
Kyçja e SPAK është humbje për qytetarët dhe fitore për qeveritarët.
Ajo që nuk kuptoj është egzaltimi i opozitës që Trump mund të mbyll SPAK.
Ende nuk e kuptoj, se ku mund të gjej opozita një aleat më të madh se SPAK që ka arrestuar dhe burgosur gjysmën e socialistëve të Rilindjes…?
Një Zot e kupton çfarë halli kanë opozita që do shkrirjen e prokurorisë, kur burgjet janë mbushur me ministrat e qeverisë.

ide

Nëse Amerika mbyll SPAK-un, kush përfiton më shumë, PS apo PD?

A mund të përmirësohet SPAK nga klasa jonë politike?

Inteligjenca Artificiale - Një Univers Dystopik
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128