Paaftësia e demokratëve që presin zbritjen e Sali Berishës nga ballkoni!

22 Qershor 2024, 14:06 / IDE NGA ERSID KARAJ

Paaftësia e demokratëve që presin zbritjen e Sali Berishës

Duke marrë një gjykim të thjesht dhe të ftohtë po e nis analizën me disa pyetje: 

- Përse mbahen kaq fortë pas Sali Berishës simpatizantët e tij!?

- Çfarë roli luan sot Sali Berisha për ta ringritur Partinë Demokratike në greminën ku është fundosur?

- Berishistët e tij përse janë kaq të paaftë për ta rindërtuar këtë parti edhe pa të?

- Kush është sot Sali Berisha, përballë popullit, drejtësisë dhe ndërkombëtarëve? - etj...

- Tani, çështja është, duke qenë se pas vulës ligjore që fitoi Sali Berisha me demokratët e tij, çfarë do të bëjnë tani e tutje?! 

Edhe në qoftë se ky grupim në zgjedhjet e 2025 do ribashkojë votat me Ilir Metën, duke sfiduar Edi Ramën, ky rezultat u pa në zgjedhjet vendore të 2023-it, sesa skandaloz doli.

Vula nuk ishte një çështje krenarie. Partia Demokratike është një çështje vizioni dhe shpresdhënëse për të orientuar atë shumicë njerëzish që kanë votuar opozitën në drejtimin e duhur për t'u përshirë me frymëzim dhe ide të qarta në zgjedhjet e ardhshme. 

- Ta zëmë që zoti Basha nuk do ta fitojë edhe rekursin në Gjykatën e Lartë dhe do shohi një orientim tjetër për tu hedhur në zgjedhje. Tani partinë më të madhe opozitare në Shqipëri, demokratët në krahun e Berishës do ta lënë "në vend numëro"? 

Të gjithë e dimë që Rama i ka të fituar zgjedhjet me aleancën Berisha-Meta, (Bashkë fitojmë). Dhe me Berishizmin brenda PD-së, si bashkë me Metën, si veç, janë të delendisur.

Kush përgjigjet për pyetjet që u parashtruan më lartë?