PD, kauzat dhe qytetari!

24 Maj 2023, 14:30 / IDE NGA ALBAN DACI

PD, kauzat dhe qytetari!

Zgjedhjet e fundit dëshmuan si drita me diell, se shqiptarët braktisën këtë klasë politike duke e abstenuar dhe duke mos u paraqitur për ta votuar. Shqiptarët braktisën ofertën e pushtetit dhe po ashtu dëshmuan se nuk kanë më besim e shpresë nga klasa 32 vjeçare e Opozitës shqiptare, e cila pa ndonjë reformim, me të njëjtën metodë dhe po me të njëjtët fytyra nuk sollën asgjë të re, por tentuan të ripërsërinin historinë, sigurisht për ta pasur në favorin e tyre dhe jo të opozitarëve apo të gjithë shqiptarëve.

Këto zgjedhje, edhe pse me problematika të trashëguar, dëshmuan se shqiptarët kanë nevojë për një frymëzim të ri, besim të ri, fytyra të reja të politikës, sepse ndryshe ndjehen të braktisur, tradhtuar e të pa shpresë duke zgjedhur braktisjen e kutisë së votimit. Kjo situatë ishte me drastike, kur sipas të dhënave tashmë zyrtare të këtyre zgjedhje, braktisja ishte më e madhe nga të rinjtë nën 40 vjeç e sidomos nga ata që ishin votues të parë për shkak se kishin mbushur 18 vjeç edhe me datë 14 maj.

Megjithatë, rezultatet e PD, pa një lider legjitim përmes votës së demokratëve, pa një frymë për të fituar garën, me probleme të përçarjes e sulmeve të dy viteve, ajo mori në rang kombëtar më shumë se 100 mijë vota e po ashtu rreth 124 këshilltarë bashkiak. Këto të dhëna janë një bazë e fortë për të projektuar fitoren e PD në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme.

Pra, nëse PD përfshihet në disa procese rrënjësore që nevojitet për të qeverisur vendin, por edhe për të ndryshuar sistemin, ajo ka mundësi reale për një fitore spektakolare në zgjedhjet e ardhshme.

PD, duhet tu rikthehet më fortë se kurrë çështjeve që kanë për qëllim për të mundur sistemin aktual dhe për të hedhur bazat për një demokraci më funksionale. Qytetarët kanë nevojë të dëgjojë një PD e cila nuk flet për krizën e saj të brendshme, nuk flet për hallet e saj, por që ofrohet si një alternativë reale për tu rikthyer shpresën qytetarëve të zhgënjyer e të lodhur nga tranzicioni dhe protagonistët e tij 32 vjeçar.

Çështjet që meritojnë vëmendje dhe po ashtu që duhet të diskutohen me qytetarët janë:

1. Rotacioni i guximshëm dhe pa kompromis i elitës politike shqiptare. Shqiptarë kanë nevojë të shikojnë e të besojnë, se PD është e gatshëm ta bëj këtë proces pa parë askënd në sy nga e kaluara; Trekëndëshi i Bermudës duhet të jetë kauza e vërtetë dhe reale e betejës politike të PD.

2. Shqipëria duhet të hyjë në një diskutim serioz dhe të thellë duke kërkuar rrëzimin e ndryshime Kushtetuese të bëra në 2008. PD, duhet të bëj “mea culpa” për ndryshime të tilla e po ashtu duhet të filloj një diskutim serioz , ku figura e presidentit si në kompetenca ashtu edhe në shumicën e zgjedhjes të rikthet një figurë dinjitoze në Kushtetutë ashtu siç i takon. Në mënyrë absurde shumica që duhet për të zgjedhur Avokatin e Popullit është më e madhe se shumica që duhet për të zgjedhur Presidentin e Republikës. Mendoj, se duhet të shikohet mundësi që Presidenti të zgjidhet drejtpërdrejtë me votat e qytetare me një model të ngjashëm me atë Rumanisë që konsiderohet “Gjysmë Presidencializëm i butë). Pra, me kompetenca thuajse thellësisht të një Republike Parlamentare, por me zgjedhje të drejtpërdrejtë nga populli;

3. PD duhet të kërkojë të hapë garën brenda saj, por edhe për sistemin duke ofruar ndryshimet e Kodit Zgjedhor me lista të hapura dhe jo me lista të mbyllura të vendosur nga Kryetari i Partisë. Qytetarët kanë nevojë e të dëshirë të zgjedhin dhe të të jenë të diktuar të pranojnë listat e partive që ndonjëherë nuk kanë lidhje me aspektaktivat e qytetarëve duke dobësuar kështu përfaqësimin e tyre dinjitoz;

4. PD duhet të hap një debat serioz në lidhje me modelin e Oligarkisë. Në një politikë të lirë tregu, kushdo ka të drejtë të bëhet sipërmarrës, por suksesi dhe fitimi i tij nuk duhet të jenë pjesë e binomit politik/ekonomi. Investitori strategjik është një metodë e gabuar që po e mban peng zhvillimi real të ekonomisë shqiptare e po ashtu po bëhet një faktor për një konkurrencë të pandershme e ndoshta po cenon pronën private duke ndihmuar tjetërsimin e saj në mënyrë të padrejtë dhe të njëanshme;

5. Po ashtu edhe PPP duhet të rishikohen ose edhe të anulohen si modele ekonomike që forcojnë oligarkët të kapin pushtetin politik e ta vendosin në shërbimin e tyre, krijon mundësi që politika të shantazhojë e ta vendos në shërbim të tij sipërmarrësin në mënyrë të padrejtë. Duhet të rikthehen parimet e verteta të ekonomisë së treguat me garë të vërtetë në investimet e sektorit publik.
Pra, duhet të rikthehet një debat realë, gjerë dhe gjithëpërfshirës mes PD dhe qytetarëve. Drejtuesit e PD më shumë sesa të flasin përballë qytetarëve, duhet të kenë durimin t’i dëgjojnë ata duke i parë në sy dhe duke mbajtur shënime për t’i elaburuar më vonë në propozime konkrete me zgjidhje reale.

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128