Saliu që nuk njeh baxhanakun, njeh kushëririn e gruas së Dumanit

14 Dhjetor 2024, 20:10 / IDE NGA NAMIR LAPARDHAJA

Saliu që nuk njeh baxhanakun, njeh kushëririn e gruas së Dumanit

Saliu që nuk njeh baxhanakun që humbi jetën teksa punonte tek i biri në Gërdec, njeh sot kushëririn e Dumanit që punonte në Bashkinë e Tiranës.

Të merresh me kushërinjtë e gruas së të tjerëve, është më tepër se agjitacion dhe propagandë, është çmenduri. Edhe në diktaturë nuk shkonin deri tek djali i dajës së gruas kur e rrethonin dikë me rreth të kuq.

Megjithatë, ideja se kreu i SPAK-ut 'akuzohet' vetëm për kushëririn e gruas, duhet ta shohim si lajm të mirë, pasi kanë gërmuar për shkelje dhe abuzime dhe i kanë ngritur vetëm një "akt-akuzë": kushëriri i gruas ka punuar te Erjon Veliaj.

Edhe sikur ta kishin kapur duke vjedhur s'do ishte lajm, jo më të jetë se punon. Doktor, mblidhe mendjen- do flasësh ndonjëherë si burrë shteti apo je padron i "qytetarit dixhital" që sa e sa herë të ka mashtruar duke të kthyer në përhapës gënjeshtrash dhe të ka bërë qesharak në sytë e njerëzve.

Është e vërtetë Doktor, demokracia të jep të drejtë të besosh ëndrra të ndryshme, madje dhe t'ia fusësh dhe kot.

Por ti Doktor, po e përdor për të fyer e shpifur, duke turpëruar mijëra shqiptarë që të kanë votuar, mes të cilëve edhe unë, me besimin se ke qenë i shqetësuar për Shqipërinë.

Por gabuam- ti paske pasur shqetësim vetëm familjen tënde, dhe sot je garancia e pushtetit të njeriut që po merr më qafë të ardhmen e shqiptarëve- Edi Ramës!

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128