Ujdia Rama&Berisha, tentativë agresive për të shantazhuar drejtësinë!

24 Mars 2024, 14:22 / IDE NGA AZGAN HAKLAJ

Ujdia Rama&Berisha, tentativë agresive për të shantazhuar

Lëvizjet e fundit sidomos të SPAK-ut, duket haptazi se kanë alarmuar Edi Ramën i cili është përgjegjës jo vetëm moralisht por dhe ligjërisht, prapa dhjetëra aferave të çmendura që po trondisin opinionin.

Në këto kushte ai djallëzisht duke e parë që nuk mund të ketë kontroll mbi organet e drejtesisë se re, i zgjati dorën e ujdisë non gratës se çatisë.

Sikur të ishin virgjëresha, çartistët u urtësuan e u dakortësuan në errësirë për një aleancë të re me tekstin e vjetër të vitit 2008.

Askush nuk e beson "tolerancën" e Ramës në emër të hallit dhe as "reflektimin" e Berishës po në emër të hallit!

E gjithë kjo është një lojë e përbashkët për të shantazhuar e intimiduar drejtësinë.

Edi Rama arriti deri aty sa të krijojë edhe një ministri të re anti-korrupsion, një lëvizje pa sens, ndërkohë që së bashku me aleatët tanë euroatlantikë është investuar në krijimin e Prokurorisë e të Gjykatës Speciale, e cila ka në fokus pikërisht luftën ligjore kundër këtij fenomeni në nivelet më të larta deri dje të paprekshme.

Nervozizmi i përzier me frikë e pasiguri i Ramës, duket në ligjërimet hipokrite të përsëritura se nuk janë amerikanët që u investuan në krijimin dhe forcimin e organeve të reja të drejtesisë, por ai vetë dhe PS-ja.

Eshtë qesharak dhe paradoksal një prononcim i tillë i tij teksa shohim, se po mbushen qelitë dhe dyert e SPAK me qeveritarë e zyrtarë të lartë, pikërisht me besnikët e tij.

Ndërsa Berisha tashmë jo vetëm i dizenjuar si anti amerikan por dhe i dëshmuar nga ligjëratat e tij të përnatshme nga majë pullazit, ka një hall të madh i cili mund të bëjë që ta kaloi sa më lehtë hallin e pakalueshëm.

Ai kërkon nga Rama jo vetëm përtëritjen e marreveshje okulte të vitit 2008, por edhe rrëmbimin e vulës dhe logos legjitime të PD-së, duke shantazhuar haptazi gjykatat.

Mirëpo për të gjithë opinionin ky hap e kjo ujdi janë të lexueshme, sikundër edhe për ndërkombëtarët.

Lëvizjet e fundit të PD-së dhe kryetarit të PDSH-së Lulzim Bashës janë një alarm i ri, për dyshen Rama-Berisha.

As keqpërdorja e Gaz Bardhit me shokë, as presioni i gjithanshëm malinj nuk mund të ndërrojë as kursin politik e as të frikësojë PD-në.

Vulat false të Berishës kur ndërtoi foltoren ant-PD janë si vulat e Jorgo Goros pë të tjetërsuar pronat e Himarës dhe me siguri, do të bëhen lëndë e parë edhe për SPAK-un!

Harku Euro-Atlantik është lëvizja që më së shumti ka terrorizuar dhe alarmuar estabilishmentin e vjetër, të cilët në mungesë të rrugës së shpëtimit po i afrojnë supet e rënduara nga mëkatet tek njëri -tjetri.

Por shumë shpejt zinxhiri i Bermudës do të ketë firo të tjera të mëdha.
Kush mendon se me presion e shantazh mund të atrofojë seriozitetin e investimin euroatlantik, gabon rëndë.

Tani priten ngjarje shumë të bujshme tronditëse në folenë e korrupsionit.
Dhe këto ngjarje nuk kërkojnë më muaj por javë, ndoshta vetëm ditë.

Po ndodh...