
Zoti i korrupsionit nuk mund të përlyejë Zonjën e drejtësisë

Sa herë që drejtësia prek një të korruptuar nga rrethi i tij i ngushtë, Edi Rama, ashtu si partneri i tij Sali Berisha, del dhe kërcënon se do ta pengojë, shpërbëjë apo "edukojë" drejtësinë e re. Ky nuk është një akt mbrojtjeje për të drejtat e njeriut, por një përpjekje për të mbajtur gjallë e të pandëshkuar korrupsionin.
Sot, Edi Rama na tha që ai nuk do t'u bindet më vendimeve të drejtësisë, nëse drejtësia nuk ia del ta bindë atë me fakte dhe prova. Kjo është e mjaftueshme për të shqetësuar këdo që kërkon drejtësi dhe ka nisur të shpresojë se korrupsioni, padrejtësia, kriminaliteti dhe pasiguria nuk janë më të pandëshkueshme.
Por ka një të vërtetë të pakundërshtueshme: SPAK ka vepruar mbi bazën e provave dhe akuzave të faktuara. Ky nuk është një gjyq politik. Ky është një moment i drejtësisë. Është momenti për të treguar se askush nuk është mbi ligjin.
Ironia e Ramës është groteske: ai kërcënon me Strasburgun, kur qeverisja e tij e ka dëmtuar buxhetin me qindra milion euro për shkak të vendimeve arbitrare. Një shembull i freskët: dënimi prej 150 milion eurosh nga Strasburgu për dosjen Becchetti. Po inceneratorët? Po afera Check-Up? Po dosja 5D? Lista e skandaleve është e gjatë. Drejtësia ka shumë punë me Ramën.
Kërcënimi ndaj SPAK-ut dhe tentativat për ta paraqitur atë si një institucion të njëanshëm nuk do ta shpëtojnë as Ramën dhe as ata që kanë menduar se pushteti politik është një mburojë e përjetshme kundër drejtësisë.
Asnjë qeveri dhe asnjë parti politike nuk ka të drejtë të sulmojë drejtësinë kur ajo është në detyrën e saj. Drejtësia duhet të veprojë e pavarur dhe pa presione, përndryshe, shqiptarët nuk do të ketë kurrë mbrojtje nga korrupsioni dhe zullumet e pushteteve.
Pushteti që ngrihet mbi krimin dhe korrupsionin mund të zgjasë për një kohë të shkurtër, por fundi i tij është i pashmangshëm. Ajo u tregon rrugën e drejtësisë dhe asnjë teatër politik nuk do ta fshehë të vërtetën. Zoti i korrupsionit mund të përpiqet të mbulojë malin e skandaleve të tij me siluetën e Zonjës së drejtësisë. Por ne kemi nje lajm të keq për t'i dhënë: Zonja e drejtësisë nuk mbron të korruptuarit. Ajo u tregon rrugën e drejtësisë.

Fundi i një Lideri të fortë edhe njëkohësisht të dobët, si rasti Rama!
ide

Zoti i korrupsionit nuk mund të përlyejë Zonjën e drejtësisë

Koka e Veliajt në burg, koka e Ramës në shesh

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128