A e dini pse djathi zviceran ka vrima?

2 Mars 2024, 18:44 / JETË ALFA PRESS

A e dini pse djathi zviceran ka vrima?

Termi djathë zviceran nuk i referohet nga vjen djathi, por lloji i djathit, ose më mirë se si prodhohet djathi.

Djathi zviceran përshkruhet gjithmonë si djathë me vrima. Ka një shije arre por të ëmbël.

Është gjithashtu shumë i pak i kripur në krahasim me djathrat e tjerë, thotë Dr. Mark Johnson, një shkencëtar i shquar në Qendrën për Kërkimet e Qumështit në Universitetin e Wisconsin.

Për herë të parë është bërë në shekullin e 14-të në Zvicër, më saktë në Alpe.

“Ishte një djathë i fortë që kishte një jetëgjatësi të gjatë dhe mund të transportohej lehtësisht në malet ku prodhohej. Megjithatë, sot termi djathë zviceran nuk i referohet nga vjen djathi, por lloji i djathit, mënyra se si prodhohet djathi”, shpjegoi ai, shkruan Reader’s Digest .

“Prodhuesit e djathit shtojnë një bakter të veçantë të quajtur Propionibacterium shermanii. Ky bakter fermenton acidin laktik dhe prodhon dioksid karboni. Dioksidi i karbonit mblidhet në vende të caktuara në djathë dhe krijon flluska të mëdha. Asnjë djath tjetër nuk ka këtë, përveç versioneve zvicerane dhe të tjera të djathit zviceran, si baby Swiss, Masdam, Jarlsberg dhe Emmentaler”, shpjegon Dr. Mark Johnson

 

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128