AlfaPena/ Nga Bruna Gjoni Pervathi: A do mundesh me m'dasht njaq sa due unë?

3 Janar 2025, 20:05 / JETË NGA ALFAPRESS.AL

AlfaPena/ Nga Bruna Gjoni Pervathi: A do mundesh me m'dasht njaq sa due

AlfaPena është një rubrikë letrare në Alfapress.al, dhe ka si qëllim të promovojë letërsinë e mirë shqipe të çdo poeti dhe shkrimtari.

Poezia: A do mundesh me m’dasht njaq sa due unë? - Nga Bruna Gjoni Pervathi

I frigohem dashnisë …njaq sa i frigohem dekës

Ndaj udhëve i vë kryqe…

Hapat i lidh pas dere…

Zemrën e mbshtjellë me gjeth dafine mos me ma plas dhemta

Shpinën ia kthej murranit

Sytë…

Syt nuk i çoj më lart se “Maja e Tyrbes”

E nuk i ulë ma posht se n’breg Dri

I frigohem dashnisë se veç dashnia të vret e t’la gjallë

T’thyen ashtën prej ikjeve

T’krrus shpinën tu prit

Ndaj sytë ….nuk i çoj më lart se “Maja e Tyrbes”

E nuk i ulë ma posht se n’breg Dri.

***

A do mundesh me m’dasht njaq sa due unë…?

Q’udhët t’i çel… njashtu siç çilen boçet e luleborës dimnave.

Q’hapat t’i z’gidh e t’i stërpik me ujë drandofili.

Q’sytë t’i nis me krahë zogjsh tu e kalue “Majën e Tyrbes”…

Me u pa sy m’sy

Pa u frig…

Lumnajave mbi Dri

Shënime: Maja e Tyrbes, mal që ndodhet pranë kalasë së Lezhës.

Dri, lumi Drin që përshkon qytetin e Lezhës./Alfapress.al

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128