
AlfaPena/ Nga Haruki Murakami: PO TË KISHA MUJTË...

AlfaPena është një rubrikë letrare në Alfapress.al, dhe ka si qëllim të promovojë letërsinë e mirë shqipe, dhe jo vetëm të çdo poeti dhe shkrimtari.
Haruki Murakami - PO TË KISHA MUJTË
E gjithqysh, po të kisha mujtë me rifillue prej fillimit, isha i sigurtë që kisha ba të njëjtat gjana identike.
Sepse ai isha unë: njajo jetë që vazhdonte me humbë gjithçka.
Nuk kisha mujtë me u ba tjetërkush përveç se me u ba vetvetja, kurgja tjetër veç vetvetes, me të gjithë njerëzit që më kishin lanë ose që unë i kisha lanë, me të gjitha ndjenjat e bukura dhe cilësitë madhështore, e andrrat që do të më ishin shkatërru gjithsesi, ato të paktën duhet ti kisha kthye mbrapsht.
Një herë e një kohë, kur isha ma i ri, kisha kriju iluzione se mund të isha ba diçka tjetër.
Por gjithsesi përfundoja tuj u kthye në të njëjtin vend, si një anije me timonin e bllokuem.
Ky isha Unë.
Nuk mundesha me shku në asnji vend tjetër.
Isha aty, e pritsha me u kthy.
(Përshtati në shqip: Arjola Zadrima)
ide

Rama-Basha dhe evolucioni i të bërit politikë!

Koha nuk i dha të drejtë Rama& Berishës, për asgjë deri tani

Katet Rama-Berisha kanë hipotenuzë mashtrimin!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128