Ish i burgosur politik/ Shuhet në moshën 84-vjeçare poeti i njohur korçar

11 Mars 2024, 11:30 / JETË ALFA PRESS

Ish i burgosur politik/ Shuhet në moshën 84-vjeçare poeti i

Është ndarë nga jeta në moshën 84 vjeçare poeti i njohur korçar, Ylber Merdani. Lajmi i trishtë është bërë i ditur nga familjarët dhe të afërmit e tij.

Ylber Merdani është pinjoll i një prej familjeve me të njohura qytetare korçare, jeta e së cilit ashtu si e gjithë familjes ka kaluar mes një kalvari vuajtjesh e dhimbjesh.

Që në rini mësuesi Ylber Merdani ka provuar burgosjen politike e më vonë për shumë vite edhe internimin në fshatin Shtyllë të Vithkuqit ku ka gjetur pjesen me të madhe të fisit të tij.

Në Shtyllë mbi të gjitha gjeti Shpresën, vajza e cila e priti për të lidhur martesë me korçarin e njohur aty ku lindën një vajzë e një djalë. Pas vitit 1991 rikthehet në Korçën e tij për t’u përkushtuar me se shumti poezisë dhe shoqatës së përndjekurve politikë.

Gjatë këtyre viteve ka botuar shumë libra me poezi dhe tregime nga tmerri i burgjeve politike.

Ylber Merdani ka qenë pjesë e revoltës se SPAÇ-it. Gjatë ditëve të fundit është parë me pak te ece në rrugicat e qytetit të tij, duket se mosha nuk e ka ndihmuar më për të dhënë lamtumirën ditën e sotme të gjithëve.

Ish i burgosur politik/ Shuhet në moshën 84-vjeçare poeti i

 

Po ndodh...

ide