Hapet muzeu i madh i Arteve i Almatit

Muzeu i madh i Arteve i Almatit ka hapur dyert në kryeqytetin e Kazakistanit duke shënuar një moment të rëndësishëm në jetën kulturore të rajonit, i themeluar nga biznesmeni dhe filantropi Nurlan Smagulov, sipas Euronews.
Në muze ekspozohen mbi 700 vepra nga Kazakistani dhe Azia Qendrore, krahas punimeve të artistëve ndërkombëtarë të njohur.
Me një gamë të gjerë mediash, zhanresh dhe perspektivash, muzeu synon të shërbejë si një qendër për artin bashkëkohor në rajon.
Ndërtesa e muzeut, e vendosur pranë vargmaleve Tian Shan, është një vepër arti në vetvete.
I projektuar nga kompania britanike “Chapman Taylor” dhe i ndërtuar gjatë tre viteve, kompleksi prej 10 600 metrash katrorë përbëhet nga dy krahë të ndërthurur, njëri prej guri Jura dhe tjetri prej alumini, duke simbolizuar peizazhin malor dhe mjedisin urban të Almatit.
Përpara se vizitorët të hyjnë brenda, instalacionet e mëdha artistike japin një shije të përvojës që i pret brenda.
Hapja e muzeut shoqërohet me dy ekspozita kryesore.
E para, “Qonaqtar” (Të Ftuarit), fokusohet te artistët e viteve 1960 dhe paraqet kulturën nomade, ritualet e përditshme dhe festat tradicionale, duke reflektuar gjithashtu ndikimin e kufizimeve sovjetike mbi trashëgiminë artistike të rajonit.
Vepra kyçe është fotografia “On Virgin Soil. Lunchtime” nga Salikhitdin Aytbayev, që trajton fushatën sovjetike për të përpunuar tokat e hapura të stepës.
Ekspozita e dytë, retrospektiva e Almagul Menlibayeva me titull “I understand everything” (Unë kuptoj gjithçka), paraqet një artist multidisiplinar që përzien mite euraziatike, imazhe shamane dhe realitete postsovjetike. Punimet e saj trajtojnë identitetin, kujtesën dhe rezistencën kulturore, duke ofruar një perspektivë shumëdimensionale mbi Kazakistanin dhe Azinë Qendrore.
Muzeu gjithashtu dedikon hapësira për artistë ndërkombëtarë, përfshirë veprat e Richard Serra, Anselm Kiefer, Yayoi Kusama dhe Bill Viola, duke krijuar një dialog mes artit vendor dhe atij global.
Instalacionet e mëdha, ambientet imersive dhe përdorimi i materialeve të ndryshme ofrojnë përvojë të thellë dhe reflektive për vizitorët.
Muzeu i madh i Almatit synon të bëhet një qendër e gjallë arti dhe dialogu në Azinë Qendrore.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
