'Hola Nardi', Nard Ndoka kalon në media dhe hap emisionin e tij: Kam ftuar Berluskonin!

26 Prill 2022, 15:13 / JETË ALFA PRESS

'Hola Nardi', Nard Ndoka kalon në media dhe hap emisionin e tij:

Nard Noka pasi ka lënë kryesinë e Partisë Demokristiane, duket se e ka braktisur përfundimisht politikën dhe ka vendosur që të kalojë përball saj; në medie.

Së shpejti ai do të ketë rolin e moderatorit në një emision të tijin, për të cilin premton shumë surpriza.
Lajmin e ka dhënë vetë ish-ministri dhe ish deputeti mëngjesin e kësaj të marte në emisionin “Wake Up” në Top Channel. Gjithashtu ai ka zbuluar edhe disa detaje rreth projektit të tij që mban titullin, “Hola Nardi”.

“Këtu ka një problem, politika është shndërruar në teatër, edhe thashë më mirë aty ku bëhet show. Është për t’i dhënë një lloj sinjali edhe politikës. Aty ku bëhet politikë, duhet seriozitet, duhet përgjegjësi. Nëse kanë ndonjë ide për show, le të vijnë ta provojnë edhe ato. Kjo ishte një ide e imja që e kisha diskutuar me miqtë e mi para disa kohësh. Tani ishte koha e përshtatshme, sepse vura re se tashmë njerëzit kanë nevojë të qeshin, sesa të merren me politikë”, u shpreh Ndoka.

Në këtë format, ish-deputeti do të ketë të ftuar, jo vetëm shqiptarë. Me humor dhe me sarkazëm, Ndoka u shpreh se do të ftonte edhe politikanë. Madje në fjalën e tij tha se do të kishte të ftuar edhe Edi Ramën. Por edhe Silvio Berluksoni është një emër që është kontaktuar për të qenë pjesë e emisionit. Formati i tij do të jetë brenda emisionit “E Diell” dhe pritet të nisë së shpejti.

Po ndodh...

ide