Ikonat e muzikës nga Parashqevi Simaku tek Vaçe Zela/ Ikjet, zhgënjimet dhe jetët plot pengje

14 Dhjetor 2024, 23:36 / JETË AVI MEMA

Ikonat e muzikës nga Parashqevi Simaku tek Vaçe Zela/ Ikjet,

Një video e bërë publik ku shfaqej këngëtarja Parashqevi Simaku në një gjendje aspak të zakontë ka ndezur rrjetin. Ajo shfaqet duke marrë ndihma si e pastrehë dhe kështu këto pamje nuk lanë një shije të mirë, për atë që përfaqëson imazhi i saj. 

Sot ne kemi po sjellim jo vetëm një biografi të plotë të Parashqvi Simakut, por dhe brezit të saj të këngëtarëve që shkëlqyen asokohe. 

Disa prej tyre u larguan pas rënies së diktaturës, për të gjetur një jetë më të mirë jashtë vendit të tyre. 

Kishte e prej tyre që për shkak të sistemit komunist ishin detyruar të ndaheshin nga bashkëshkortët, të ju ndaloheshin këngët apo të vuanin persekutime të tjera. 

Alfapress.al ka listuar disa nga artistët bashkë me historitë e tyre të kalvarit të jetës. 

Parashqevi Simaku

Ikonat e muzikës nga Parashqevi Simaku tek Vaçe Zela/ Ikjet,

Parashqevi Simaku (lindur më 1 shtator 1966, në Kavajë) është një këngëtare shqiptare e njohur për punën e saj në vitet 1980. Ajo ka fituar çmime të shumta dhe ka punuar me disa nga kompozitorët dhe muzikantët më të mirë në Shqipëri. Simaku mori pjesë në Festivalin e Këngës në vitet 1982, 1983, 1985, 1986, 1987, 1988 dhe 1990. Në vitin 2006 ajo nënshkroi një kontratë me Sony dhe BMG për CD-në e saj në gjuhën shqipe me titull Echoes from Ilirho nga Iliria.

Këngëtarja e famshme shqiptare, e cila bëri bujë në Shqipëri në vitet ’80, Parashqevi Simaku, u largua si shumë shqiptarë të tjerë jashtë vendit dhe u mbulua nga harresa. Ajo emigroi në Amerikë dhe askush s’ka mësuar ç’bëhet me jetën e saj, në vitet e fundit, derisa një video e ripostuar në rrjetet sociale ka ngritur në këmbë të gjithë rrjetin. Një grua që përngjan aq shumë në zë dhe portret me Parashqevi Simakun, është transmetuar në kanalin më të ndjekur në New York, “Abc7”.

Nëse themi Parashqevi Simaku na vjen ndërmend një portret tejet i bukur i një gruaje që ka shenjuar artin shqiptar me talentin e saj të madh si këngëtare. Por këtë ëndërr ajo e la në mes duke emigruar drejt Shteteve të Bashkuara në vitin 1991. Në të vetmen intervistë që dha dy vite më vonë, ajo tha se “arti nuk vlerësohet sa duhet në Shqipëri”, duke shpjeguar kështu arsyen e ikjes. Pas më shumë se dy dekadash, këngëtarja lirike rikthehet në vëmendjen tonë në një formë krejt të papritur e në fakt të trishtë…

Një e pastrehë që merr ndihma vullnetare në rrugët e New York, e quajtur ‘Simaku Nohfe’ thuhet se është pikërisht ajo, ikona e muzikës shqiptare. Madje krahas imazhit, media shkruan edhe emrin e saj ‘Simaku Nohfe’.

Në prononcimin e saj të fundit për mediat më 14 Shkurt të vitit 1997 ajo kishte lënë të hapur mundësinë e një rikthimi, por askujt s’do ia kishte marrë mendja se do ishte një i tillë. Bukuroshja e dikurshme që rrëqethte në skenë me vokalin e saj, sot vetëm shtrin dorën për të mbijetuar…

Parashqevi Simakun në vitin 1995 shkoi të jetonte në Los Anxheles dhe synonte Hollivudin.

Ndërsa sot, sipas të gjitha informacioneve ajo është e pastrehë, pa asnjë ndihmë financiare dhe jeton me ndihmat që merr si e pastrehë.

Parashqevi Simaku ka qenë e martuar me muzikantin Robert Nohfe me të cilin është divorcuar disa vite më parë. Ata janë prindër të një djali i cili mësohet se jeton me të atin dhe familja është ndarë duke qëndruar larg njëri-tjetrit që nga momenti i divorcit.

Vaçe Zela

Ikonat e muzikës nga Parashqevi Simaku tek Vaçe Zela/ Ikjet,

Vaçe Zela (7 prill 1939, Lushnjë - 6 shkurt 2014, Bazel) ishte një këngëtare ikonë e skenës shqiptare .

Ajo e filloi karrierën në moshë të re dhe në vitin 1962 ishte e para që fitoi Festivalin e Këngës. Me këngën Fëmija i parë, ajo dëshmoi se një idhull i muzikës po lindte atë mbrëmje të 26 dhjetorit të vitit 1962. Repertori i saj është shumë i pasur; numërohen me dhjetëra këngë popullore, të lehta, kantata, balada, etj. Ajo ka një kontribut të rëndësishëm edhe në muzikën e filmit, ku ka interpretuar shumë këngë si pjesë e muzikës së filmave.
Fituese 12 herë e festivalit, Vaçja fitoi famë gjatë epokës komuniste dhe iu dha titulli Artist i Merituar në vitin 1973 dhe Artist i Popullit në vitin 1977. Vaçe Zela është larguar përfundimisht prej skenës në vitin 1992. Ajo ishte e martuar me Pjetër Rodiqin dhe së bashku ata kanë vajzën Irma. Që nga viti 2002 Zela ka jetuar me burrin e saj në Bazel të Zvicrës, për të marrë kujdes më të mirë shëndetësor.
Ajo është e vetmja femër shqiptare e nderuar në të gjallë me Urdhrin "Nderi i Kombit" më 24 dhjetor 2002 nga presidenti Alfred Moisiu me arsyen: „Për vlerat e rralla si Artiste e Shquar, me popullaritet të jashtëzakonshëm, për interpretimin mjeshtëror të këngës së muzikës së lehtë dhe asaj popullore, për pasurinë e vyer që krijoi në shkollën shqiptare të interpretimit muzikor.“
Për nder të këngëtares, viti 2009 u shpall nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve si “Viti Vaçe Zela”. Së fundi, edhe një rrugë në Tiranë mban emrin e saj.

Nexhmije Pagarusha

Ikonat e muzikës nga Parashqevi Simaku tek Vaçe Zela/ Ikjet,

Nexhmije Pagarusha (Pagarushë, 7 maj 1933 - 7 shkurt 2020) ishte një këngëtare dhe aktore shqiptare. Ajo mbahet si mbretëresha e muzikës shqiptare.

“Bilbili i Kosovës”, “Mbretëresha e muzikës shqiptare”, “Këngëtarja e shekullit”, janë disa nga epitetet mëse të merituara të Nexhmije Pagarushës.

Shqipëria e Kosova është krenuar me Nexhmijen e cila ka qenë një nga femrat më të bukura të asaj kohe.

Veprimtaria e saj muzikore 40-vjeçare është aq e gjerë, sa që është vështirë të thuhet se cilit zhanër i takon. Është e njohur për interpretimet e saj të shkëlqyera në muzikën popullore dhe opera .

Nexhmije Pagarusha ishte edhe aktore e suksesshme, si në film ashtu edhe në teatër.

”Baresha” është një ndër kryeveprat e interpretimit të saj. Kjo këngë u kompozua nga bashkëshorti i saj Rexho Mulliqi, me tekstin e poetit Rifat Kukaj.

Mendohet se ajo ka interpretuar mbi 150 këngë. Ajo ishte pjesëmarrëse e koncerteve në Kosovë, Shqipëri, Bullgari, etj. Karrierën muzikore e përfundoi në vitin 1984, pas një koncerti në Sarajevë.

Pas 16 vjetësh larg skenës, ajo u paraqit në vitin 2000 me këngën "Për ty" në një emision të udhëhequr nga Ardit Gjebrea, i cili e bindi të bëjë këtë.

Ishte në jurinë e festivalit "Kënga Magjike 2005". Aktualisht është këshilltare e lartë për muzikë në Radio Kosovë dhe në Radio Blue Sky.

Më 2018 Pagarusha u vlerësua me "Medaljen e Mirënjohjes" nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Me 7 Shkurt 2020, Nexhmije Pagarusha u nda nga jeta në Prishtinë.

Lindita Theodhori

Ikonat e muzikës nga Parashqevi Simaku tek Vaçe Zela/ Ikjet,

Lindita Theodhori(Sota) Lindi ne Fier, është këngëtare shqiptare “Artiste e Merituar”.

Lindita Theodhori mbetet një nga këngëtaret më të bukura shqiptare edhe sot e kësaj dite. Koha për të duket sikur ka ndaluar edhe pse kanë kaluar shumë vite që kur merrte pjesë në festivale të asaj kohë.

Lindita vazhdon të jetë aktive me këngë të reja dhe pjesëmarrje në emisione.

Disa kohë më parë ajo publikoi “Cobankat” dhe “Lamtumirë”, dy këngë që u pëlqyen shumë nga publiku.

Liljana Kondakçi

Ikonat e muzikës nga Parashqevi Simaku tek Vaçe Zela/ Ikjet,

Liljana Kondakçi mbetet një nga ikonat e muzikës së lehtë shqiptare dhe ndër këngëtaret më të bukura të viteve ’80. Liljana njihej edhe si ndër të paktat vajza që visheshin shumë bukur, sikur kishte shfletuar revistat europiane.

Liljana Kondakçi eshte nje nga kengetaret me te njohura ne muziken e lehte shqiptare,ka filluar karrjeren e saj ne moshe shume te re diku rreth viti 1965. Ka shenuar pjesmarrje rekord ne festivalet e dhjetorit jo vetem me pjesmarrje por edhe me kenget e shperblyera . Ka marre shtate cmime te para ne festivalet kombetare te kenges ,shume cimime te dyta dhe te treta.

Për 22 vjet me rradhë, Liliana do të ishte një nga këngëtaret më të njohura të muzikës së lehtë, duke lënë emër dhe në mënyrën tepër origjinale të interpretimit të këngëve popullore. Gjatë gjithë kësaj periudhe, Liliana ishte e punësuar në Estradën e Tiranës si këngëtare dhe për një periudhë më të shkurtër kohë, punoi dhe në radio televizionin shqiptar si redaktore muzike.

Në vitin 2010 ajo u arrestua në Selanik të Greqisë dhe u ekstradua në Itali si pasojë e një urdhërarresti ndërkombëtar për akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

Ajo vazhdon të shfaqet në ekran e ftuar në emsione ku flet për kohën kur këndonte në festival dhe turet muzikore. Liljana sot është gjyshe e 3 nipërve.

Nertila Koka

Ikonat e muzikës nga Parashqevi Simaku tek Vaçe Zela/ Ikjet,

Nertila Koka është një këngëtare shqiptare nga Shqipëria, lindur në vitin 1966 në Tiranë.

Me vokalin e saj potent dhe fytyrën e ëmbël, Nertila Koka fitoi dashurinë e të gjithë shqiptarëve që në moshën 17-vjeçare kur bëri debutimin e saj të parë në Koncertin e Pranverës.

Një nga këngët më të dashura është ajo që këndoi me David Tukiqin “Sagapo”, e cila edhe sot e kësaj dite ka mbetur si një refren i jetës së përditshme e që shumë njerëzve u zgjon nostalgjinë e asaj kohe.

Nertila përveçse një këngëtare e talentuar dëshmoi se ishte edhe një aktore e zonja. Ajo ka luajtur në filma si “Duaje emrin tënd” apo “Telefoni i një mëngjesi”. Largimi i saj nga skena ndodhi pas viteve ’90, kur ajo për shkak të punës së bashkëshortit të saj u largua jashtë Shqipërisë, duke provuar një eksperiencë jete në vende të ndryshme, si Suedi e deri në Japoni.

Ditët e sotme këngëtarja e njohur e hitit të viteve ’80, “Dy gëzime në një ditë”, jeton prej kohësh në Suedi së bashku me familjen e saj.

Për publikun dhe dashamirësit e saj shqiptarë Nertila Koka si një ‘vlogger-e’ ushqimi, prej ku me anë një kanali të ri në ‘Youtube’, prezanton receta të ndryshme gatimi.

Në fotot e saj të fundit shihet qartë që ruan të njëjtën hijeshi dhe elegancë.

Ema Qazimi

Ikonat e muzikës nga Parashqevi Simaku tek Vaçe Zela/ Ikjet,

Ema Qazimi është këngëtare shqiptare nga Shqipëria, e lindur në Tiranë, më 18 nëntor 1954. E martuar me Prof.dr. Ramazan H. Bogdani, ka një vajzë, Ershela Bogdani.

Si një personalitet i padiskutueshëm i artit skenik në fushën e interpretimit të këngës shqiptare, për afro katër dekada ajo ka qënë njëra prej ambasadoreve më të shkëlqyera të vlerave dhe traditave më të mira të Artit dhe Kulturës tone kombëtare, brenda dhe jashtë vendit.

Ema, pasi arrin të konsolidohet si artiste, nis karrierën e këngëtares profesioniste në Teatrin e Estradës së Tiranës, në vijm Qëndra Kulturore e Tiranës. Punon në këtë institucion deri më 18.11.2014, deri sa doli në pension, duke shënuar plot 37 vite punë si artiste profesioniste.
Në rrugëtimin e saj të gjatë artistik numërohen të realizuara mbi 100 këngë të muzikës së lehtë shqiptare.

Ema Qazimi njihet si kaçurelja më e bukur e festivaleve të asaj kohe. Por edhe ndër të paktat këngëtare që solli një stil të ri me veshjet e saj. Edhe sot Ema ruan të njëjtën freski sa që duket sikur koha për të ka mbetur në vend.

Ajo ka vite që e ka lënë skenën por këngët e saj dëgjohen edhe sot e kësaj dite nga brezat.

Alida Hisku

Ikonat e muzikës nga Parashqevi Simaku tek Vaçe Zela/ Ikjet,

Alida Hisku lindi në Tiranë. Ka filluar të këndojë që në festivalet e pionierëve në Tiranë, festivalet e të rinjve dhe në shumë festivale të tjera në Shqipëri dhe jashtë saj. Ka marrë pjesë në 10 festivale kombëtare të RTSH-së.

Ishte vetëm 13 vjece, kur zëri i saj jehoi në Festivalin e Këngës në RTSH! Me një cilësi të rrallë zëri, e dhuntie muzikore, Alida shkëlqeu për 10 vjet me radhë! Shumë kompozitorë u dashuruan ne të kënduarit dhe në zërin e saj, dhe sikur garonin se kush do të krijojë këngë për timbrin dhe ngjyrën e zërit të saj!

Me fillimin e rënies së komunizmit në Shqipëri, në 1990, ajo iku me dy fëmijët e saj në Gjermani, ku bëri kërkesë për azil politik.

Në 2005, pas 25 vitesh, ajo u kthye për herë të parë në skenën e këngës shqiptare në një emision të një stacioni televiziv shqiptar, ku këndoi disa këngë dhe u votua këngëtarja më e mirë e viteve 1970. Vitin pasues, doli albumi i saj i ri Kthimi. Në vitin 2009, ajo publikoi një autobiografi me titull “ The dictator’s fool – abused by the propaganda, loved by the audience, forbidden by the powerful”.

Edhe Alida Hisku mbetet një nga këngëtaret më të bukura shqiptare të viteve ’70. Ditët e sotme Alida ruan të njëjtën hijeshi si dikur, por prej shumë vitesh nuk jeton më në Shqipëri. Këngëtarja që i dhuroi publikoi knëgë shumë të bukura u përjashtua nga skena në kulmin e karrierës, një moment i vështirë për Alidën.

Këngëtarja vazhdon të shfaqet në emisione ku ka shprehur mirënjohjen për publikun i cili vazhdon t’i dëgjojë këngët e saj pavarësisht se ajo është shkëputur nga skena./Alfapress.al

 

Po ndodh...

ide