Kush janë disa nga përdorimet befasuese të qepës

13 Shtator 2022, 14:15 / JETË ALFA PRESS

Kush janë disa nga përdorimet befasuese të qepës

Jo vetëm që ju jep shije shumicës së ushqimeve, por është një nga përbërësit bazë që njeriu do të gjejë në një kuzhinë.Megjithatë, qepa mund të përdoret në vende të tjera përveç gatimit dhe mund t’ju ndihmojë në jetën e përditshme. Lexoni disa përdorime alternative të saj.

Pastron metalet

Provoni të vendosni sasi të barabarta qepe dhe ujë në një blender. Më pas aplikojeni përzierjen në sipërfaqet metalike dhe pastroni me një leckë.

Largon milingonat

Vendosni disa qepë të grira në një tas dhe lërini brenda natës. Të nesërmen nuk do të gjeni asnjë milingonë në atë vend të caktuar.

Heq ndryshkun 

Vendoseni thikën e ndryshkur në një qepë dhe lëreni për pak kohë. Do të zbuloni se qepa largon ndryshkun.

Lehtëson dhimbjen e shkaktuar nga djegia

Vendosni lëvozhgën e qepës në vendin ku jeni djegur dhe do t’ju qetësojë menjëherë. Veç kësaj, qepa ka veti antibakteriale dhe ndihmon në shmangien e infeksionit. 

 

 

Po ndodh...