Mevlan Shanaj: Artistët që kërkojnë fshirjen e filmave të para ’90 janë mediokër

26 Nëntor 2023, 19:59 / JETË ALFA PRESS

Mevlan Shanaj: Artistët që kërkojnë fshirjen e filmave

Mjeshtri i madh Mevlan Shanaj ishte këtë të diel i ftuar në “Profil” në Euronews Albania ku ndër të tjerat ai ka folur edhe për debatin e bërë rreth filmave të realizuar para viteve ’90.

Ai tha se kushdo artist që ka kërkuar që filma të atyre viteve të fshihen apo t’u shtohen shënime është artist mediokër dhe injorant, pasi sipas tij filmi flet vet.

“Ka qenë si periudhë mode apo si fushatë këto kohë për të sulmuar prodhimin e shkëlqyer të një Shqipërie të varfër, të mjeruar dhe të politizuar me prodhimin e shkëlqyer të kinemasë shqiptare. Një nga sukseset dhe arritjet e popullit shqiptar ka qenë prodhimi kinematogriafik.

Ata artistë që kanë thënë kështu janë mediokër, janë të paditur dhe kur e them unë këtë, e them se jam profesionist.

Jam profesionist që di të artikuloj nga problemet sociale, të kritikës së filmit, të filozofisë, nuk ka, filmi nuk ka interpretime, të pëlqen shikoje, s’të pëlqen ik. As për shënimet s’jam dakord, janë injorancë, padije, filmi flet  vetë. Të pëlqen shikoje, s’të pëlqen, ktheje, ik.

 

Po ndodh...