Nga Gjeosfera - në Biosfera - tek Noosfera/ Tre etapat në evolucionin e tokës

Disa ditë pas përfundimit të Luftës të Dytë botërore dhe pak muaj pas vdekjes të autorit, në një të përmuajshme shkencore amerikane, u botua një artikull i prof.Vladimir Vernadsky (1863-1945), artikull nga ata që në historinë e shkencës hapin epoka. E kam të vështirë që, në një shkrim të shkurtër, t’u sjell sadopak përmbajtjen e ideve të reja të ekzpozara nga prof. rus (ukrainas), një shkencëtar i njohur i shkencave gjeofizike. Megjithatë diçka do të përpiqem ta përmbledh.
Koncepti bazë i artikullit ishte “Noosfera”, një etapë e tretë në evolucionin e tokës tonë, krahas “Gjeosferës” (evolucioni që ka pësuar struktura e Tokës si lënd inorganike) dhe “Biosferës” (evolucioni që kanë pësuar qeniet e gjalla mbi Tokë). Për profesorin, Njeriu, ndonëse është i ndërtuar nga po ato elemente që përmban Toka (gjeosfera), ndonëse i nënshtrohet të gjitha ligjeve të qenieve të gjalla (biosfera), ka krijuar, në këto pak mijëra vjet, përmes mendimit, inteligjencës, ndërgjegjes - një realitet, një nivel krejt të ri, që u mbivendoset dy të parëve.
Ashtu si Jeta (biosfera) e transformoj strukturën e Tokës gjatë miliona vjetëve (gjeosferën), po ashtu po e transformon dhe do ta transformojë akoma më shumë në të ardhmen Tokën tonë – Njeriu, si shoqëri njerëzore, me inteligjencën e tij, natyrore dhe artificial - (noosfera). Një proces gjigant që ka vetëm disa qindra vjet që ka startuar dhe ne po jetojmë tani epokën ku këto ndryshime po bëhen të dukshme në jetën një brezi.
Noosfera është tërësia e inteligjencave njerëzore të miliarda njerëzve, të atyre që jetojnë dhe atyre që kanë vdekur, bile edhe të atyre që njeriu po krijon artificialisht (robotët) që, me rritjen e popullsisë, po rriten eksponecialisht, e për rrjedhojë, do të rritet edhe ndikimi i saj mbi të dy nivelet e para - gjeo dhe biosferën.
Njerëzimi nuk është më, si dikur, një shumatore e thjeshtë individësh të izoluar, egoistë, me zakone që i besonin verbërisht, përkundrazi, është shëndruar në një ansambël harmonik, ku mendimet, idetë, zbulimet, sëmundjet, mjedisi, po bëhen çështje e të gjithëve dhe u shërbejnë të gjithëve, ku solidariteti e ndërveprimi bëhet rregull dhe jo përjashtim. Kjo ndërgjegje dhe kjo inteligjencë virtuale (informacioni) po e mbështjell Tokën tonë në po atë mënyrë që e mbështolli dikur oksigjeni atmosferën e saj, por, kësaj here jo me oksigjen (baza e jetës) por me ide, me dijeni që sa vijnë e rriten (me noos, me dije).
Po kalohet nga ndërgjegje individuale, të dobëta, të lokalizuara e të çoroditura, tek një mega ndërgjegje kolektive, që merr vendime të detyrueshme për të gjithë. Po përjetojmë një Revolucion gjigant, pasojat e të cilit posa ka filluar të ndihen. Natyrisht, gjatë rrugës do te ketë edhe ‘zullume’ (dëme) dhe ‘firo’ (vdekje nga sëmundje dhe lufta), por vektori i zhvillimit sheh gjithmonë përpara, nga e ardhmja. Quo vadis?! (Ku po shkojmë?!) - vështirë të parashikohet. Përgatiti Klodi Stralla për Allfapress.al
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
