Pse duhet të hani mollë jeshile me lëkurë, përfitimet direkte për shëndetin
Mollët jeshile mund të jenë njësoj të shëndetshme me mollët e kuqe, por shija e tyre është pakëz majoshe dhe e ëmbël në të njëjtën kohë. Mollët jeshile janë një frut i shëndetshëm që ofron shumë përfitime për organizmin dhe lëkurën.
Ato janë të pasura me fibër, minerale dhe vitamina. Përfitimet që vijnë nga këto fruta janë të larmishme.
Përmirësojnë tretjen
Mollët jeshile me gjithë lëkurë përmbajnë shumë fibër dhe përmirësojnë tretjen. Kur të hani mollë jeshile, hajeni me gjithë lëkurë për të marrë dyfishin e vlerave.
Molla jeshile ndihmon në procesin e pastrimit dhe e mban mëlçinë të shëndetshme e të mbrojtur. Lajeni mirë përpara se ta hani, duke përdorur sodë buke ose uthull të tretur në ujë.
Kanë pak yndyrna
Mollët jeshile kanë një nivel të ulët yndyrnash dhe ndihmojnë për qarkullimin e gjakut në organizëm. Qarkullimi i mirë parandalon sëmundjet e zemrës. Mollët jeshile janë të pasura me vitaminë K, e dobishme kundër mpiksjes së gjakut.
Burim i pasur i vitaminës A dhe C
ollët jeshile janë një burim i shkëlqyer i vitaminës C që mbron qelizat nga radikalet e lira dhe ul rrezikun e qelizave të dëmshme. Ato gjithashtu përmbajnë shumë vitaminë A, që ndihmon në mirëmbajtjen e shikimit.
Mollët janë të mira për kockat
Mollët jeshile janë të pasura me kalçium. Ekspertët thonë se ngrënia e një molle në ditë forcon kockat dhe dhëmbët.
Mollët kundër plakjes
Mollët jeshile kanë vlera të tjera të rëndësishme për ngadalësimin e plakjes dhe për bukurinë. Ato ndihmojnë në ushqimin e lëkurës dhe në eliminimin e rrathëve të zinj të syve.
Nëse filloni tani të konsumoni mollë rregullisht, do të shikoni një përmirësim të lëkurës në pak ditë. Nëse mollën jeshile e hani në mëngjes me stomakun bosh do të ndihmoni organizmin të kryejë funksionet më mirë.
Fibra që do të merrni në fillim të ditës do të pastrojë zorrët dhe do t’ju bëjë të ndiheni të ngopur. Nëse e hani mollën në mëngjes do të merrni mjaftueshëm kalium për të mbajtur ritmin kardiak të qëndrueshëm gjatë ditës./AgroWeb.org
ide
Kush e kërkon dhe kush investon te kërkesa për qeveri teknike?
Diplomacia fetare e Turqisë!
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128