Lajme flash

Pse duhet të përfshini mollët në dietën tuaj të përditshme?

15 Prill 2025, 11:22 / JETË ALFA PRESS

Pse duhet të përfshini mollët në dietën tuaj të

Molla është ndër frutat me kultivimin dhe konsumin më të lartë në mbarë botën.
Është një frut vjeshte, të cilin megjithatë mund ta gjejmë në treg gjatë gjithë vitit.

Siç thotë shprehja e famshme, “një mollë në ditë e mban larg doktorin”, një fakt që duket se konfirmohet pjesërisht nga studimet shkencore të viteve të fundit, të cilat e lidhin konsumin sistematik të mollës me parandalimin e sëmundjeve kronike.

Në veçanti, konsumimi i mollës është lidhur me shëndetin e sistemit nervor dhe të frymëmarrjes, me të dhënat e fundit kërkimore që tregojnë se mund të kontribuojë në reduktimin e rrezikut të demencës, sëmundjes së Alzheimerit dhe kancerit të mushkërive, për shkak të përmbajtjes së lartë të disa komponentëve antioksidues.

Nga ana tjetër, mollët janë burim i lëndëve ushqyese të vlefshme, si vitamina C, kaliumi dhe fibrat. Në fakt, te molla do të gjejmë fibra të patretshme, të cilat kontribuojnë në funksionimin e mirë të zorrëve dhe parandalimin dhe trajtimin e kapsllëkut, si dhe fibra të tretshme, të cilat janë treguar se ushtrojnë një efekt kardio-mbrojtës, duke ulur nivelin e kolesterolit “të keq”.

Së fundi, përfitimet ushqyese të mollëve përfshijnë përmbajtjen e tyre të lartë të pektinës, një polisaharid që ndihmon në rregullimin më të mirë të niveleve të sheqerit në gjak, duke parandaluar luhatjet e papritura.

 

Po ndodh...