
Si përfitohet pagesa e paaftësisë për punë, roli i vjetërsisë! Dokumentet që duhen për t’u dorëzuar

Çdo person i siguruar përfiton të ardhurat për sëmundje, kur vërtetohet me raport mjekësor se ai është përkohësisht i paaftë për të punuar dhe kjo paaftësi nuk është pasojë e një aksidenti në punë ose e një sëmundjeje profesionale.
Sipas kushteve të përcaktuara në ligjin për sigurimet shoqërore, personi i siguruar ka të drejtën e përfitimit të të ardhurave për sëmundje brenda 30 ditëve kalendarike, pas mbarimit të sigurimit të tij të detyrueshëm. Të gjitha detajet mbi dokumentacionin dhe mënyrën e aplikimit për pagesë paaftësie të përkohshme i dha eksperti i pensioneve, Kujtim Hoxha nga studio e “News 24”.
Paaftësia e përkohshme përfitohet nga qytetarët që janë në marrëdhënie pune, të punësuar në shtet ose privat, por jo të vetëpunësuar. Deri në 14 ditë paguhen nga punëdhënësi, më tej nga sigurimet shoqërore. Nëse bëhet i paaftë për punë për një kohë të shkurtër, mbi dy javë kalendarike, kërkohet vërtetim i paaftësisë për punës, me qëllim për të përfituar pension të përkohshëm që përllogaritet 70 deri 80 për qind të pagës neto të 6- muajve të fundit. Për këtë ka disa kushte. Është vjetërsia e punës ajo që rrit ose zvogëlon masën e përfitimit.
PAAFTËSIA PËR PUNË
Hoxha ceku pak çështjen e dokumentacionit që duhet të dorëzojnë qytetarët për të përfituar, ndërkohë që ka sqaruar edhe skemën në lidhje me mënyrën se si bëhet përllogaritja e shumës që përfiton qytetari. Paaftësia e përkohshme, pra raportet mjekësore, sipas tij, zgjatin nga 14 ditë deri në 6 muaj.
“Deri në 14 ditë paguhen nga punëdhënësi, ndërsa për një kohëzgjatje më të gjatë paguhet nga fondi i sigurimeve. Dokumentet që duhet të dorëzohen është raporti mjekësor, i cili dërgohet te punëdhënësi, tani kryhet nga ‘e-Albania’. Duhet dorëzuar vjetërsia e punës, pasi nëse ke deri në 10 vite pune, fiton 70% të pagës neto të 6 muajve të fundit. Nëse vjetërsia është mbi 10 vite, fiton 80% të pagës neto të 6 muajve të fundit”, – u shpreh ai.
Periudha e përfitimit të paaftësisë së përkohshme nga sëmundja, për ata që marrin pension invaliditeti të pjesshëm, është deri në 3 muaj nga data e fillimit të pagesës. Për punonjësit sezonalë dhe të përkohshëm, të cilët kanë qenë të punësuar të paktën 3 muaj në 12 muajt e fundit, periudha e përfitimit është deri në 75 ditë.
DOKUMENTET PËR T’U DORËZUAR NË PUNË
-Fotokopje e kartës së identitetit.
-Librezën e punës/Vërtetim vjetërsie.
-Formularin e bazës së vlerësuar të 6 muajve të fundit. (Ky dokument plotësohet nga sektori i financës së subjektit, ose printohet nga sistemi https://ealbania.al/).
-Sektori i financës së subjektit, mbështetur në dokumentet e pikës “a”, plotëson formularin tip –
Listë pagesë e përfitimeve afatshkurtra, dhe e dërgon atë në ALSSH-në, ku ka aktivitetin subjekti.
-ALSSH pasi kontrollon dhe verifikon dokumentet e sjella, i kalon pagesat në llogarinë personale të përfituesit.
MASAT E PËRFITIMIT
Të ardhurat për sëmundje janë:
70 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të gjashtë muajve të fundit nga data e lindjes së të drejtës, kur i siguruari ka deri në 10 vjet sigurim.
80 për qind kur i siguruari ka mbi 10 vjet sigurim.
-
Pas trazirave të djeshme, shtohen masat e sigurisë në Gjadër
15 Prill, 09:03 -

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128