Panik në Serinë A, lojtari bie pa ndjenja në fushë dhe futbollisti i Kombëtares me Konten vrapojnë të parët drejt tij

14 Mars 2026, 20:50 / SPORT ALFA PRESS

Panik në Serinë A, lojtari bie pa ndjenja në fushë dhe

Minutat e fundit të ndeshjes së Serisë A mes Napolit dhe Leçes kanë dhuruar edhe momente ankthi për shkak të situatës së sulmuesit të miqve, Lamek Banda.

Futbollisti në mënyrë të papritur ra në tokë pa ndjenja, duke ngjallur shqetësim e panik të menjëhershëm në fushë. Ishte Ylber Ramadani ai i cili vrapoi i pari të shoku i skuadrës ndërsa edhe Antonio Konte la pankinën e ekipit të tij dhe hyri në fushë.

Mjekët e të dy skuadrave vrapuan dhe i dhanë ndihmën e parë e më pas futbollisti u transportua në spital me ambulancë.

Për fat të mirë, gjithçka raportohet se ka kaluar pa probleme. Ai kishte pësuar një goditje në ije në të majtën vetëm disa sekonda më parë dhe ishte shqetësuar edhe për arsye emotive. Nga klubi i Leçes bënë të ditur se futbollist pret të bëhet baba në ditët në vijim dhe kishte keqinterpretuar dhimbjen, ndaj kishte sjellë humbur ndjenjat.

Po ndodh...