Rastet e kancerit të tiroides po shtohen/ Ekspertët: Obeziteti dhe rrezatimet mjekësore, faktorë kyç

Rastet e kancerit të tiroides po rriten në mbarë botën duke i bërë ekspertët të kërkojnë për shkaktarë të mundshëm. Megjithëse studimet vijojnë, deri më tani dyshohet se shkaqet kryesore lidhen me obezitetin, rrezatimin nga skanimet mjekësore dhe ndikimet mjedisore.
Rastet me kancer të tiroides po rriten me ritme të shpejta në shumë pjesë të botës.
Sëmundja zhvillohet kur qelizat e këtyre gjëndrave fillojnë të shumohen në mënyrë të pakontrolluar.
Megjithëse shumica e rasteve janë të shërueshme, ekspertët janë të shqetësuar për shtimin e rasteve.
Statistikat tregojnë se në SHBA pacientët janë më shumë se trefishuar nga vitet 1980 deri në 2016.
Fillimisht u mendua se kjo rritje lidhej me diagnostikimin e tepërt, pasi futja e ekografive dhe biopsive me gjilpërë të hollë lejoi zbulimin e tumoreve shumë të vegjël, të cilët më parë nuk do të zbuloheshin fare.
Në vende si Koreja e Jugut, rastet u rritën sapo u futën kontrollet masive, dhe më pas ranë kur programet u limituan.
Por vetëm diagnostikimi i tepërt nuk e shpjegon plotësisht fenomenin. Studiuesit po vërejnë rritje edhe në tumore më të mëdha dhe më agresive, madje edhe në vende pa sistem të avancuar kontrollesh.
Ndërkohë, vdekshmëria edhe pse e ulët nuk ka rënë aq sa pritej.
Një prej faktorëve kryesorë që po shqyrtohet është obeziteti.
Studimet tregojnë se personat me BMI të lartë kanë mbi 50% rrezik më të madh për t’u prekur nga kanceri i tiroides, ndërsa tumoret e tyre shpesh janë më agresive.
Një tjetër dyshim lidhet me rrezatimin nga skanimet mjekësore.
Këto procedura janë rritur ndjeshëm në dekadat e fundit dhe lëshojnë doza relativisht të larta rrezatimi në tiroide, e cila është veçanërisht e ndjeshme në moshë të re.
Shkencëtarët po studiojnë edhe faktorë të tjerë si kimikatet që prishin balancën hormonale , të pranishme në produkte shtëpiake dhe materiale industrial.
Në disa vende ishullore gjenden disa minerale si si zinku, kadmiumi apo vanadiumi të cilat trupit tonë i nevojiten në sasi shumë të vogla, në të kundërt nëse ka përqëndrim të lartë të tyre në mjedis mund të ndikojnë tek gjendra tiroide.
Disa studiues kanë vënë re se këto zona kanë edhe shkallë më të lartë të kancerit të tiroides, por deri tani nuk ka prova të forta shkencore që vërtetojnë se këto elemente e shkaktojnë kancerin.
Ekspertët theksojnë rritja është edhe rezultat i shumë faktorëve të kombinuar: mjedisorë, hormonalë, metabolikë dhe gjenetikë.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
