Uji i pishinave rrit shanset për infeksione të ndryshme, ja si të mbrohemi

Stina e shumëpritur e verës kërkon një vëmendje më të madhe për kujdesin ndaj shëndetit. Temperaturat e larta ju çojnë drejt destinacioneve të pushimit, det apo mal.
Por ka nga ata që zgjedhin edhe frekuentimin e shpeshtë të pishinave. Fakt është se kjo nuk vjen pa pasoja për shëndetin.
Nëse jeni frekuentues i pishinave apo parqeve ujore duhet të keni parasysh rëndësinë e mbrojtjes së shëndetit tuaj duke parandaluar infeksionet.
Pavarësisht se pjesa më e madhe e njerëzve besojnë se klori është një dezinfektues shumë i mirë për bakteret dhe arrin të na mbrojë nga kontakti me to, ju sigurojmë se klori nuk arrin t’i zhdukë të gjitha bakteret që ndodhen në ujin e pishinave.
Ka baktere sot që janë shumë tolerantë ndaj klorit, të cilët shkaktojnë infeksione të rënda për trupin e njeriut. Një prej këtyre baktereve gjendet dhe në pishina. Gëlltitja e një sasie shumë të vogël nga uji i pishinës që përmban këto baktere në njerëz të caktuar, shkakton sëmundje infektive të rënda.
Bakteret e ujit përhapen duke gëlltitur ujin, si dhe duke patur kontakt me ujë të kontaminuar; si uji në pishina, liqene apo lumenj, si dhe parqet e lojrave me ujë apo shatërvane.
Bakteret e ujit sjellin një sërë problemesh në organizmin e njeriut, si sëmundjet gastrointestinale, sëmundjet e lëkurës, veshit, probleme me frymëmarrjen, sytë, probleme neurologjike etj.
Rastet më të shpeshta paraqiten me diarre. Diarreja shkaktohet nga bakteri Cryptosporidium, giardia lambia apo e-coli.
Të gjithë njerzit që notojnë rregullisht apo ata që frekuentojnë pishinat në ditët e verës duhet të kenë parasysh të jenë të kujdesshëm, pasi kanë një rol kryesor në parandalimin e përhapjes së baktereve.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

