“Keni një komunist në krye të PD”/ Eksperi Arapi debat me Kedhin: Ju ka ardhur fundi

6 October 2026, 23:04 / POLITIKË ALFA PRESS
“Keni një komunist në krye të PD”/ Eksperi Arapi

Një debat me tone të forta është zhvilluar mes nënkryetarit të Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, dhe ekspertit të marrëdhënieve ndërkombëtare, Floriar Arapi, lidhur me drejtimin e opozitës në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN.

Arapi deklaroi se Partisë Demokratike “i ka ardhur fundi” dhe akuzoi lidershipin e saj se ka tradhtuar, sipas tij, bërthamën e partisë dhe ish-të përndjekurit politikë.

Po ashtu ai u shpreh se në krye të PD është një komunist, duke iu referuar Sali Berishës. Kedhi u kundërpërgjigj duke u shprehur se Arapi ka një problem personal me Berishën, por ky s’është halli i qytetarëve shqiptarë.

DEBATI

Arapi: Keni marrë fund dhe ju ka ardhur fundi me kohë.

Kedhi: Nuk jam këtu për hallet personale.

Arapi: Nuk është hall personal, gjyshi im që është vrarë duke luftuar kundër komunizmit.

Kedhi: Po ja thoni dikujt që vjen nga një familje e persekutuar. Halli im është që të shpëtojmë vendin.

Arapi: Gjyshi im ka dhënë jetën duke luftuar kundër komunizmit. Ti më thua që qenka halli personal, pse Sali Berisha nuk ka dhënë dëmshpërblimin dhe e ka dhënë një këst Rama! Të gjithë pronat janë të humbura. Ju keni marrë fund sepse ju keni tradhtuar bërthamën e PD, të ish-perskeutuarit. Keni në krye një komunist që në 1990-ën u bë demokrat dhe kurrë s’ka ndryshuar në mentalitet totitalitarizmi i tij.

Kedhi: Ju e paskeni betejën me Berishën, ky s’është hallli i qytetarëve shqiptarë. (A2 Televizion)

Po ndodh...