Kim Mehmeti kritikon ashpër Ramën: Shpirtlig dhe pa ndjenja atdhetare...
Nga Kim Mehmeti
Në dhjetor të vitit 1990, studentët e revoltuar e rrëzuan përmendoren e Enverit, por jo edhe enverizmin.
Ata e lanë Shqipërinë në duart e bijve të bllokut dhe politikanëve të dalë nga shtrati i enverizmit, nga i cili mund të lindte vetëm një enverist i ri – ky “Enveri i Dytë”, Piktori.
Pra, ata e lanë Shqipërinë në duart e atyre që dinin si të mbronin parti dhe pushtet, por jo edhe si të ndërtonin shtet.
Prandaj, gjatë tri dekadave që pasuan, ata bënë atë që dinin më mirë: e shndërruan shtetin në pronë të partisë, ndërsa partitë në kompani fitimprurëse të kryetarëve të tyre.
Studentët e vitit 1990 e kishin më lehtë sesa rinia e sotme që proteston në Tiranë, sepse ata rrëzuan diçka që mezi qëndronte në këmbë, ndërsa këta duhet të përballen me “Aleancën e Qelbësirave”, e cila është më e pasur dhe më e fuqishme se kurrë më parë.
Pra, studentët e Dhjetorit hynë në histori duke rrëzuar socializmin, por duke e lënë Shqipërinë demokratike në duart e mendësisë më perverse enveriste, asaj që sot mishërohet te “Enveri i Dytë” – Piktori, i cili thirret në emër të popullit, por vetëm popullin nuk e njeh.
Dhe ishte e pashmangshme që një Shqipëri e tillë të lindte një “Enver të Dytë”, i cili thotë se nuk e ka ditur të shkuarën kriminale të shumë prej të përzgjedhurve të tij, të atyre që e ndihmojnë të zhvatë popullin dhe vendin, por që e dinë biografinë e çdo të riu që del në protesta.
Sidoqoftë, protestat e sotme në Tiranë janë, në shumë aspekte, më të rëndësishme se ato të dhjetorit 1990.
Nëse jo për asgjë tjetër, atëherë sepse studentët e viteve nëntëdhjetë rrëzonin diçka që po shembej edhe në shkallë globale, ndërsa të rinjtë e sotëm duan të rrëzojnë diçka që, në shumë aspekte, globalisht po forcohet.
Prandaj, duhet të jesh më shumë se një idiot i dobishëm politik që të mos e kuptosh pse shqiptarët, kudo që ndodhen, i përkrahin këto protesta, apo të mos e dish se sot Shqipëria është më e rrezikuar se kurrë më parë dhe se, përderisa është bërë “atdhe” i krimit dhe i hajdutëve, mëmëdheu nuk i shërben më shqiptarisë.
Po ashtu, duhet të jesh shpirtlig dhe pa ndjenja atdhetare që të jesh kundër kësaj rinie, e cila kërkon ta çlirojë Shqipërinë nga pushtuesi i pashpirt – nga “Aleanca e Qelbësirave”.
Nga ky pushtues, që jo vetëm është vetëshpallur pronari i vetëm i vendit, por synon edhe t’u shlyejë shqiptarëve kujtesën, duke krijuar një popull që nuk mban mend asgjë përtej ngrehinave të “Enverit të Dytë” – Piktorit.
Po ndodh...
ide
Nuk bëhet Shqipëria e re, me Shqipërinë e vjetër!
Nuk mund të jesh engjëll nëse mbron djallin...
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128