Protesta vijon prej disa orësh para Drejtorisë së Policisë Tiranë/ Qytetarët: Do të qëndrojmë deri në lirimin e tyre

30 June 2026, 15:28 / AKTUALITET ALFA PRESS

Në një lidhje direkte për programin e drekës, gazetari Renaldo Salianji ka raportuar se prej disa orësh protesta për lirimin e 6 të arrestuarve vijon. Ai raporton se protesta para Drejtorisë së Policisë Tiranë do të vijojë deri në orën 19:00 dhe më pas do të shihen skenarët.

“Një pjesë e protestuesve janë në komisariate. Protestuesit bëjnë thirrje për lirimin e protestuesve të arrestuar para Parlamentit.
Thirrjet “lironi çunat” vijojnë.

Protesta do të vijojë deri në orën 19:00 dhe do të vijojë si zakonisht, por nuk dihet skenari.

Mes protestuesve të arrestuar është edhe Dritan Goxhaj, nuk bëhen ende të ditura identitetet e tjera”, raportoi ai.

Po ndodh...

ide