Video/Aksidentohet eskorta e Albin Kurtit. Flet zëdhënësi i Qeverisë
11 Dhjetor 2022, 21:53 / KOSOVA

Një nga makinat, pjesë e eskortët së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti është aksidentuar këtë mbrëmje. Ngjarja ka ndodhur në Gjilan dhe lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.
Në një sqarim për mediat, Kryeziu tha se kryeministri Kurti nuk ka qenë në veturën e aksidentuar dhe se askush nuk është lënduar.
“Rrugës për në Gjilan, një nga automjetet e eskortës së Kryeministrit ka pasur një aksident komunikacioni. Nuk bëhet fjalë për veturën në të cilën gjendej Kryeministri. Për fat të mirë nuk ka të lënduar nga asnjëra palë e përfshirë në aksident”, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


