Arratisje nëpër çati/ Policia publikon pamjet e shqiptarit që ikën nga shtëpia e barit në Birmingham

Policia në Anglinë qendrore ka publikuar një moment dramatik të një të dyshuari shqiptar që merrej me kultivimin e drogës në një shtëpi bari.
Sipas pamjeve dhe fotografive i dyshuari i cili me pas është arrestuar nga policia, kalon nëpër çatitë e shtëpive në tentativën për t’i ikur kapjes nga Policia.
Ngjarja ka ndodhur në një banese në një fshat të vogël ne afërsi të qytetit të Birmingamit, kur pas një bastisje nga Policia në një ferme kanabisi ose siç njihen ndryshe ne zhargonin e rrugëve, si “shtëpi bari”, kur një shqiptar 19 vjeçar, i dyshuara për kultivimin e drogës, ka tentuar t’i iki forcave të policisë.
Ai u përpoq të mos binte në duart e Policisë duke kaluar nëpër çatira me shapka dhe duke kapërcyer çatitë, por pa rezultat, pasi ai u kap në një kopsht në afërsi të ndërtesës se shndërruar në ferme për kultivimin artificial te kanabisit.
Vlera e bimëve, nëse do rriteshin dhe korreshin mund të kapte shifrën e 250 mije sterlinave, shkruan tabloidi Daily Mail. Ishin fqinjët që kishin lajmëruar Policinë pas dyshimeve për aktivitetin kriminal në banesën e dyshuar.
Kultivimi i kanabisit nuk është tashmë përqendruar vetëm në Londër dhe rrethinat e metropolit, por anembanë Britanisë dhe synohen qyteza dhe fshatra të vegjël larg zonave urbane, ku edhe mundësia e pikasjes se tyre nga autoritetet ligj zbatuese është më e vogël. Shpesh është era e fortë e lëndës narkotike, apo edhe lëvizjet e dyshimta qe i bëjnë banorët vendas te dyshojnë në një aktivitet të mundshëm kriminal, si kultivimi i kanabisit nëpër shtëpi.
Ndërkohë, Policia i zbulon vendet dhe shtëpitë përmes rrezeve infra të kuqe të lëshuar nga helikopterët, por sidomos në periudhën e dimrit përveç rrugëve operative, vendet e mundshme ku kultivohet bima narkotike përmes ndriçimit dhe ngrohjes artificiale dhe nxehtësisë, që lëshon është ose përmes çative me borë të shkrirë, kur te gjitha janë të mbuluar me dëborë ose nga përqendrimi i madh i zogjve në çatitë e ngrohta të “shtëpive të barit”.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
