Austria merr vendimin drastik për disa delegatë rusë, reagon ashpër Moska

Austria refuzon vizat për shumicën e delegatëve rusë që dëshirojnë të marrin pjesë në Komitetin Ad Hoc të OKB-së në Vjenë.
Lajmi është konfirmuar nga zëvendësshefi i misionit rus në Vjenë, Ernest Chernukhin.
"Shumica e delegacionit ndërinstitucional rus, përkatësisht përfaqësues të Prokurorisë së Përgjithshme, Komitetit Hetues, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Drejtësisë, nuk morën viza austriake për të marrë pjesë në seancën e Komitetit të Kombeve të Bashkuara", u shpreh Chernukhin, raporton "SchengenVisaInfo".
Ai tha gjithashtu se Moska e konsideron refuzimin e vizave për një vizitë zyrtare "një akt presioni politik ndaj Rusisë".
Sipas tij, Austria po krijon qëllimisht pengesa për Rusinë që të marrë pjesë në krijimin e një marrëveshjeje të rëndësishme ndërkombëtare.
Chernukhin i kërkoi Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres që të marrë masa për veprimet e Austrisë.
Ndërkohë, kujtojmë se Komiteti në Vjenë po mbahet për të krijuar një konventë ndërkombëtare gjithëpërfshirëse për parandalimin dhe luftimin e përdorimit të teknologjive të informacionit dhe komunikimit për qëllime kriminale.
Po ndodh...
ide
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

