Dështuan t'i marrin 500K vota, Konjufca: Kur s'e arrin qëllimin e modifikon, s'mund ta bëjmë vetë qeverinë

8 Prill 2025, 14:54 / KOSOVA ALFA PRESS

Dështuan t'i marrin 500K vota, Konjufca: Kur s'e arrin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pas takimit me përfaqësues të subjekteve politike, është deklaruar para mediave.
Ai ka thënë se e kishin për qëllim të marrin 500 mijë vota por s’është arritur ky qëllim.

Vetëvendosja e ka pas pozicionin shumë transparent gjatë zgjedhjeve. Qëllimi ynë ka qenë me vazhdu një qeverisje siç e kemi, mundësisht pa partitë tjera opozitare dhe pastaj ti e merr rezultatin e zgjedhjeve edhe e sheh që nuk e ke mbërri atë qëllim. Kjo është demokracia. E ke pas një qëllim dhe nuk ke mujt më mbërri atë qëllim. E pastaj e modifikon rrugës, nuk është mëkat kjo në demokraci. Ti e vendos një qëllim, e kemi pasur qëllimin 500 mijë vota nuk i kemi arritur ato, tash është skenar tjetër është skenar B”, tha ai.

Konjufca ka shtuar se nuk është e mundshme që ta bëjnë qeverinë vetë.

Ne prej fillimit kemi thënë qëllimi është ta bëjmë vetëm qeverinë. A është e mundshme kjo? Mua nuk po më duket e mundshme”, ka thënë ai.

Po ndodh...