DITA 5/ Protestat vazhdojnë në veri nga serbët, ndërkombëtarët rrisin presionin diplomatik mbi Kosovën
2 Qershor 2023, 09:19 / KOSOVA

Protestat në veri të Kosovës pritet të vazhdojnë edhe sot për të pestën ditë me radhë. Numri i pjesëmarrësve ka qenë më i ulët dje, krahasuar me ditët paraprake.Kosova është vënë nën presion diplomatik për të shtensionuar situatën.
Bashkimi Evropian iu bashkua thirrjeve të Francës dhe Gjermanisë për të mbajtur zgjedhje të reja në veri.
Janë tri kërkesa që BE-ja nxori për Kosovën:
-Zgjedhje të reja tani
-Të sigurohet pjesëmarrja e serbëve të Kosovës në to
-Të nisë puna për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe
“Dështimi për t’i bërë këto, do të ketë pasoja serioze në marrëdhëniet tona”, tha shefi i politikës së jashtme të BE-së, Joseph Borrell./REL
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
